Zjarret në Turqi përfshinë edhe centralin e energjisë elektrike - Balkan Times

Zjarret në Turqi përfshinë edhe centralin e energjisë elektrike

Flakët e zjarreve në pyjet e Turqisë po vazhdojnë të zgjerohen gjithnjë e më tepër pavarësisht të përpjekjeve të ekipeve zjarrfikëse dhe tani kanë arritur deri te një central të prodhimit të energjisë elektrike

Zjarret në Turqi përfshinë edhe centralin e energjisë elektrike – Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se një zjarr i madh pyjor ka përfshirë përsëri një termocentral në Turqinë jugperëndimore, tha mbrëmë një zyrtar lokal.

“Zjarri hyri në termocentralin,” shkroi kryetari i bashkisë së Milas, Muhamet Tokat në Twitter, raportoi Reuters. Ai shtoi se punonjësit e termocentralit u evakuuan plotësisht.

Më herët, zjarri në këtë zonë u vu nën kontroll, por u ndez përsëri.

Autoritetet turke thanë se më shumë se 150 zjarre pyjorë shpërthyen në jugperëndim të vendit javën e kaluar për shkak të temperaturave të larta, lagështisë së ulët dhe erërave të forta.

Në Turqi, zjarrfikësit po përdorin avionë dhe helikopterë për të luftuar vatrat e zjarrit që shkrumbojnë gjithçka u del përpara në pyjet pranë zonave të njohura turistike. Ata po ndihmon dhe nga banorët lokalë. “Për të parandaluar përhapjen e flakëve ne po presim pemët. Po bëjmë gjithçka mundemi”, tregon një banor i fshatit.

8 persona kanë humbur jetën nga zjarret në Turqi, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile nuk po ndihmohen nga kushtet e motit, pasi vijojnë temperaturat e larta, thatësia dhe erërat e forta.

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.