Zjarr i madh në tregun "Shurxha" të Bagdadit - Balkan Times

Zjarr i madh në tregun “Shurxha” të Bagdadit

Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar për shpërthimin e një zjarri të gjerë në tregun e vjetër "Shurxha" në qendër të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut.

Zjarr i madh në tregun “Shurxha” të Bagdadit – Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar për shpërthimin e një zjarri të gjerë në tregun e vjetër “Shurxha” në qendër të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se një zjarr i madh ka shpërthyer sot (të martën) në një korridor të tregut të vjetër “Shurxha” të tekstilit në zonën qendrore të Bagdadit.

Pamjet dhe filmat e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakët e një zjarri të gjerë dhe një tym i dendur që ngrihej nga djegia e mallrave, ka kapluar zonën për rreth. Pamjet nga vendi i ngjarjes gjithashtu tregojnë se ky zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dyqaneve që gjendet në zonën që është përfshirë nga zjarri.

Burimet zyrtare të Irakut akoma nuk kanë dhënë më shumë detaje nga kjo ngjarje dhe akoma nuk është publikuar ndonjë raport për viktimat e mundshme të shkaktuara nga zjarri.

Sot në mëngjes, gjithashtu ka shpërthyer një zjarri i madh në tregjet e vjetra të artikujve ushqimore të Bagdadit i cili ka shkaktuar dëme të mëdha në dyqanet në vendin e ngjarjes.

Tregu i vjetër “Shurxha” është një treg me qarkullim shumë të dendur në qendër të Bagdadit dhe historia e tij daton që nga periudha e dinastisë Abaside në shekullin e katër hixhri kameri.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.