Zemërimi i Francës shtyn konferencat për tregtinë e lirë - Balkan Times

Zemërimi i Francës shtyn konferencat për tregtinë e lirë

Prishja e marrëveshjes ushtarake që Australia kishte me Francën për disa nëndetëse ka ndikuar edhe në samitet që do të zhvilloheshin mes BE-së dhe Australisë.

Zemërimi i Francës shtyn konferencat për tregtinë e lirë – Prishja e marrëveshjes ushtarake që Australia kishte me Francën për disa nëndetëse ka ndikuar edhe në samitet që do të zhvilloheshin mes BE-së dhe Australisë.

Shtyrja e këtyre takimeve që kishin kohë që përgatiteshin vjen pasi Australia anuloi kontratën miliarda dollarëshe për 12 nëndetëse franceze, duke zgjedhur të blinte në vend të tyre ato të prodhuara nga amerikanët. “Raundi tregtar i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë është shtyrë për një muaj, deri në nëntor,” tha një zyrtar i BE-së në Canberra, duke vënë në dyshim të ardhmen e paktit. Vendimi i muajit të kaluar nga australianët shkaktoi një përplasje të madhe diplomatike me një nga anëtarët më të mëdhenj të Bashkimit Evropian dhe tani duket se ka goditur lidhjet me të gjithë bllokun europian. Franca ka thënë publikisht se nuk mund t’i besojë qeverisë australiane, duke akuzuar zyrtarët për gënjeshtra dhe ka hedhur dyshime nëse marrëveshja tregtare mund të vazhdojë. Ministri Australian i Tregtisë Dan Tehan u prononcua për rastin duke thënë se “e kuptojmë reagimin francez ndaj vendimit tonë për nëndetëset, por në fund çdo komb duhet të veprojë në dobi të interesit të tij kombëtar, dhe kjo është ajo që Australia ka bërë”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.