Zelinsky nisi një fushatë globale për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Ukrainën - Balkan Times

Zelinsky nisi një fushatë globale për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelinsky ka njoftuar nisjen e një sistemi online për të siguruar burime financiare për të ndihmuar Ukrainën.

Zelinsky nisi një fushatë globale për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Ukrainën  – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelinsky ka njoftuar nisjen e një sistemi online për të siguruar burime financiare për të ndihmuar Ukrainën.

Agjencia e lajmeve  AFP njoftoi se Zelensky postoi sot (e enjte) në Twitter se është lançuar sistemi online “United24”, për të cilin ai tha se ishte krijuar për të ndihmuar Kievin të fitojë luftën kundër Rusisë dhe të rindërtojë infrastrukturën e vendit.
“Me një klikim, ju mund të dhuroni për të ndihmuar forcat tona mbrojtëse, për të shpëtuar civilët dhe për të rindërtuar Ukrainën”, – thuhet në mesazhin e Zelensky në Twitter.
Volodymyr Zelensky më parë kishte kërkuar nga vendet e G-7 një shumë 50 miliardë dollarë financim dhe ndihmë për Ukrainën.
“Çështja më e rëndësishme për Ukrainën për momentin është rimëkëmbja ekonomike dhe thithja e fondeve të huaja”,- tha Oleg Ostenko, një këshilltar ekonomik i presidentit ukrainas.
Ai kishte thënë më 10 mars se sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar nga lufta në Ukrainë deri në atë datë llogaritet rreth 100 miliardë dollarë.
Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi nisjen e një “operacioni special ushtarak” kundër Ukrainës dhe marrëdhëniet e tensionuara Moskë-Kiev u kthyen në një konfrontim ushtarak.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.