Zbulimi i rolit destruktiv dhe ndikimit të organizatës terroriste MEK në Kongresin e SHBA - Balkan Times

Zbulimi i rolit destruktiv dhe ndikimit të organizatës terroriste MEK në Kongresin e SHBA

Në mesin e këtyre grupeve të ndryshme në arenën politike amerikane është edhe organizata terroriste MEK, e cila vitet e fundit, me intensifikimin e politikës së presionit maksimal të qeverisë amerikane mbi popullin e Iranit, ka arritur të depërtojë në strukturën politike të Amerikës dhe të bëhet një faktor efikas në rritjen e tensioneve në marrëdhëniet SHBA-Iran.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Kamal Momini, njohës i çështjeve rajonale, në një analizë me këtë parathënie, shkruan: Grupi terrorist MEK edhe pse përbën një komunitet të vogël në numër, por me ndihmën dhe mbështetjen e gjerë financiare dhe mediatike që po e siguron nga disa shtete të caktuara, ka arritur ta fitojë një pozitë të veçantë në hartimin e politikës së jashtme armiqësore të SHBA-së ndaj Iranit.

Në këtë drejtim, ata po përpiqen të fitojnë mbështetje për veten e tyre përmes kontakteve dhe lobimeve në nivelet politike të Perëndimit, për ta përdorur atë si mekanizëm të presionit kundër Iranit. Një nga manifestimet më të dukshme të lobimit të këtij grupi terrorist mund të vërehet në Kongresin e Amerikës. Në vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të miratimit të projektligjeve, rezolutave dhe mbajtjes së fjalimeve në mbështetje të grupit terrorist MEK dhe kundër Republikës Islamike të Iranit.

Një vështrim mbi historinë e projektligjeve dhe veprimeve të anëtarëve të Kongresit të Amerikës në lidhje me grupin terrorist MEK, tregon qartë se që nga fillimi i vitit 2011, dhe në bazë të disa iniciativave të ndërmarra nga disa senatorë, ata kanë bërë përpjekje për të mbështetur publikisht këtë organizatë terroriste. Kulmi i këtyre përpjekjeve ishte prezantimi i një rezolute të propozuar në të cilën një grup anëtarësh të Kongresit të Amerikës kanë kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që ta heq emrin e organizatës terroriste MEK nga lista e grupeve terroriste.

Përgjatë viteve me radhë, organizata terroriste MEK duke mbajtur takime të shumta dhe duke paguar shuma të mëdha parash, ka bërë përpjekje të krijojë rrethanat për ushtrimn e ndikimit të saj mbi organet vendimmarrës të SHBA-ve përmes kontakteve dhe lidhjeve të gjera me anëtarët e Kongresit dhe me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane duke u munduar të drejtojë politikën amerikane drejt realizimit të qëllimeve të kësaj organizate terroriste. Organizata terroriste MEK gjithnjë është munduar t’i bindë funksionarët amerikanë të mbështesin kërkesat e kësaj organizate terroriste në fushën e legjislacionit. MEK duke u përpjekur të ushtrojë ndikim në pushtetin ekzekutiv të Amerikës nëpërmjet mbështetjes se funksionarëve të preferuar nga organizata në postet kyçe dhe organet e tjera të pushtetit ekzekutiv, vazhdimisht po insiston në përhapjen dhe zhvillimin e ideve dhe qëndrimeve në shoqërinë amerikane të cilat janë në hormoni me qëllimet e MEK.

Ekziston një listë e gjatë e zyrtarëve amerikanë që kanë marrë pjesë rregullisht në mbledhjet dhe tubimet e organizatës terroriste MEK dhe kanë mbështetur në mënyrë të hapur planet e tyre të paligjshme në këmbim të shumave të parave të marra nga kjo organizatë terroriste. Këtu përfshihen John Bolton, Giuliani, Randall, Howard Dean, Ellen Darshwitz, profesor i drejtësisë në Universitetin Harvard, John Lewis, Lewis Free, ish-drejtori i Zyrës Federale të Hetimeve, Robert Torrisley, ish-senatori Patrick Kennedy, ish-gjenerali republikan James Jones; ish-këshilltari për sigurinë kombëtare, gjenerali Richard Myers, ish-shefi i shtabit i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Andy Card; ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Wesley Clark, gjenerali në pension, Lee Hamilton, ish senatori republikani Porter Gus, ish-drejtori i CIA-s Mitchell Reesem, gjenerali dhe ish-senatori në pension Evan Bai etj.. Pavarësisht se këta figura të strukturave të pushtetit politik dhe ushtarak të Amerikës e dinë mirë se organizata terroriste MEK nuk ka bazë popullore brenda Iranit dhe emri këtij grupi është i lidhur me gjak, terror dhe komplot dhe vrasje, por me sa duket atyre u paguhet një shumë e madhe parash për të shpifjen e për të akuzuar Teheranin dhe atyre u pëlqejnë këto para dhe përveçse marrin pjesë në tubimet e tyre si folës, ata e mbështesin organizatën terroriste MEK edhe në organet vendimmarrëse të shtetit amerikan.

Një mbështetje e tillë po bëhet më e dukshme në periudhën aktuale dhe në të njëjtën kohë me dështimin e politikës së presionit maksimal të qeverisë Trump dhe me paraqitjen e një perspektive optimiste për heqjen e sanksioneve. Kështu që mund ta shohim qartë se organizata terroriste MEK me anë të lëvizjeve misterioze dhe në bashkëpunim me regjimin sionist, synon të krijojë një koordinim më të madh dhe të formojë një koalicion të fortë kundër disa politikave të mundshme të qeverisë së Joe Biden për të mos lejuar uljen e tensioneve me Iranin. Organizata terroriste MEK duke paguar ryshfet dhe duke blerë senatorë amerikanë, ka nisur lobim të gjerë në Kongres kundër marrëveshjes bërthamore, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të ndërpresin negociatat bërthamore.

Këto lëvizje me qëllime të caktuara burojnë nga shqetësimet se qeveria amerikane mund të kthehet në marrëveshjen bërthamore dhe të zvogëlojë intensitetin e politikës së saj të presionit maksimal ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe se marrëdhëniet SHBA-Iran mund të përmirësohen. Kjo është për arsye se organizata terroriste MEK e sheh ekzistencën e saj të lidhur me tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në asnjë mënyrë nuk e vlerëson në favor të vet arritjen e një marrëveshjeje dhe uljen e tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, me qëllim për të rritur tensionet në marrëdhëniet Iran-SHBA, grupi terrorist MEK ka vënë në krye të prioriteteve të saj krimin e krizës dhe sabotimeve sa më të mëdha në rrugën e negociatave dhe përmes kësaj synojnë të parandalojnë krijimin e çfarëdo lloj atmosfere ​në Kongresin e Amerikës e cila mund të çojë drejt një bashkëpunimi me Teheranin.

Burimi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.