Zakharova: Perëndimorët po transferojnë militantët e trajnuar në Ukrainë - Balkan Times

Zakharova: Perëndimorët po transferojnë militantët e trajnuar në Ukrainë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka deklaruar se shtetet perëndimore janë duke transferuar militantët e trajnuar në Ukrainë.

Zakharova: Perëndimorët po transferojnë militantët e trajnuar në Ukrainë – Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka deklaruar se shtetet perëndimore janë duke transferuar militantët e trajnuar në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Maria Zakharova ditën e diele deklaroi: “Shtetet perëndimore duke marrë parasysh tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë dhe akuzave të shteteve perëndimore duke përfshirë ato të SHBA-ve për një sulm të mundshëm të Rusisë për pushtimin e Kievit, janë duke transferuar militantët e trajnuar në Ukrainë”.

Maria Zakharova duke vë në dukje armatosjen, pajisjen dhe kontratat e nënshkruara në vlerë të miliarda dollarëve me Ukrainën, ka thënë: “Kjo çështje i përket transferimit të personave të armatosur të cilët paraqiten me uniformë të instruktorëve ushtarak”.

Joe Biden, presidenti i Amerikës, ditën e shtunë pretendoi se i kishte bërë të qartë presidentit rus Vladimir Putin se në rast se Rusia sulmon Ukrainën, do të paguajë një çmim të tmerrshëm dhe do të përballet me pasoja ekonomike shkatërruese.

Biden ka shtuar: “Mundësia për dërgimin e forcave tokësore të Amerikës në Ukrainë në rast të sulmit të mundshëm të Rusisë, kurrë nuk ka qenë opsion mbi tryezë, edhe pse Uashingtoni dhe NATO janë të obliguar për dërgimin e më shumë forcave ushtarake në vendet e krahut lindor të NATO-s për të forcuar ato”.

 

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.