Washington Post: Presioni izraelit mbi SHBA për të sabotuar më tej bisedimet në Vjenë - Balkan Times

Washington Post: Presioni izraelit mbi SHBA për të sabotuar më tej bisedimet në Vjenë

Washington Post raportoi për rritjen e presionit izraelit ndaj Shteteve të Bashkuara për të sabotuar më tej bisedimet e Vjenës për heqjen e sanksioneve.

Washington Post: Presioni izraelit mbi SHBA për të sabotuar më tej bisedimet në Vjenë – Washington Post raportoi për rritjen e presionit izraelit ndaj Shteteve të Bashkuara për të sabotuar më tej bisedimet e Vjenës për heqjen e sanksioneve.

Washington Post raportoi se regjimi sionist po i bën presion administratës së presidentit amerikan Joe Biden që të marrë një qasje më agresive ndaj programit bërthamor të Iranit dhe të kërkojë më shumë në Vjenë sesa çështje bërthamore, në mënyrë që të sabotojë dhe të shkatërrojë bisedimet e Vjenës. Regjimi sionist po bën të gjitha përpjekjet për të sabotuar bisedimet e Vjenës për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit, ndërkohë që ky regjimi pushtues ka frikë nga rezultati i këtyre bisedimeve. Zyrtarët izraelitë kanë bërë çdo përpjekje për të bllokuar bisedimet që nga fillimi i raundit të fundit të bisedimeve në Vjenë për heqjen e sanksioneve. Kryenegociatori i Iranit në bisedimet e Vjenës Ali Bagheri Kani, tha se regjimi izraelit po përpiqet fuqishëm të helmojë atmosferën e bisedimeve në Vjenë dhe po ndjek qëllime negative, jo konstruktive dhe shkatërruese si në vendin e negociatave ashtu edhe jashtë tij.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.