Washington Post: Evropa nuk ka opsione të mjaftueshme për të zëvendësuar gazin e Rusisë - Balkan Times

Washington Post: Evropa nuk ka opsione të mjaftueshme për të zëvendësuar gazin e Rusisë

Gazeta amerikane "Washington Post" ka shkruar se vendet evropiane nuk kanë opsione të mjaftueshme për të zëvendësuar gazin e Rusisë në dimrin e ardhshëm.

Washington Post: Evropa nuk ka opsione të mjaftueshme për të zëvendësuar gazin e Rusisë – Gazeta amerikane “Washington Post” ka shkruar se vendet evropiane nuk kanë opsione të mjaftueshme për të zëvendësuar gazin e Rusisë në dimrin e ardhshëm.

Çështja e ndërprerjes së importit të gazit nga Rusia për një kohë të gjatë po induktohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendet evropiane, por në kohën kur shumë vende e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, kjo çështje është bërë më serioze që nga fillimi i konfliktit ushtarak të Rusisë me Ukrainën dhe ka gjetur mbështetje brenda Evropës.

Gazeta amerikane “Washington Post” në një artikull të saj me titull “Përpjekje e shteteve evropiane për të zëvendësuar gazin e Rusisë dhe ndërprerja e blerjes së gazit nga ky vend”, ka shkruar: “Në realitet, në çfarëdo rrethanash, 18 muajt e ardhshëm do të jenë një periudhë shumë e vështirë për Evropën, për shkak se ata po përballen me pasojat domino të rritjes së çmimeve në botë dhe qeveritë do të përpiqen t’i mbajnë fabrikat e tyre në këmbë, shtëpitë e tyre të ngrohta dhe termocentralet e tyre aktive. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme që sapo ka filluar,”- shkruan Washington Post duke cituar ekspertin i sigurisë së energjisë, Edward Chow.

“Nuk e di se si do të përfundojë kjo, por duket se do të përfundojë keq për Rusinë dhe Evropën Perëndimore”, – tha ai.

“Nuk ka gjasa që së shpejti të shohim ndryshime serioze në furnizimin me gaz në tregun botëror. Askush nuk mund të sjellë më shpejt gaz natyror të lëngshëm në treg, pavarësisht se çfarë mendojnë vendet për veten e tyre”, theksoi Chavo.

“Çështja kryesore është se çmimi i gazit të Rusisë do të jetë shumë më i ulët se alternativat e tjera për Evropën”, shkruan Washington Post.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.