Vazhdojnë luftimet e forcave jemenase me mercenarët e mbështetur nga Arabia Saudite - Balkan Times

Vazhdojnë luftimet e forcave jemenase me mercenarët e mbështetur nga Arabia Saudite

Burimet e informimit kanë njoftuar për zhvillimin e luftimeve të ashpra të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kundër mercenarëve të mbështetur nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite në frontin jugor të Marib.

Vazhdojnë luftimet e forcave jemenase me mercenarët e mbështetur nga Arabia Saudite – Burimet e informimit kanë njoftuar për zhvillimin e luftimeve të ashpra të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kundër mercenarëve të mbështetur nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite në frontin jugor të Marib.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë hyrë në betejën e madhe kundër mercenarëve të mbështetur nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite në rajonet e shkretëtirës Ubejda në frontin jugor të qytetit Marib.

Njëkohësisht me intensifikimin e luftimeve mes forcave jemenase dhe mercenarëve të mbështetur nga koalicioni i Arabisë Saudite, avionë luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë bombarduar rajonin Harib në jug të qytetit Marib.

Muhamed Al-Bakhiti, anëtar i këshillit politik të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit, ka thënë: “Forcat e rezistencës popullore të Jemenit po afrohen gjithnjë e më shumë drejt fitores përfundimtare në provincën Marib”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.