Ushtria e Jemenit: Kemi goditur Ministrinë e Mbrojtjes së Arabisë Saudite në Riad - Balkan Times

Ushtria e Jemenit: Kemi goditur Ministrinë e Mbrojtjes së Arabisë Saudite në Riad

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit duke shpjeguar operacionet e ditës së hënë, deklaroi se forcat jemenase në kundërpërgjigje ndaj krimeve të shteteve agresore, kanë kryer operacione ushtarake unike në Riad, Xhide, Taif, Xhizan, Naxhran dhe Asir.

Ushtria e Jemenit: Kemi goditur Ministrinë e Mbrojtjes së Arabisë Saudite në Riad – Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit duke shpjeguar operacionet e ditës së hënë, deklaroi se forcat jemenase në kundërpërgjigje ndaj krimeve të shteteve agresore, kanë kryer operacione ushtarake unike në Riad, Xhide, Taif, Xhizan, Naxhran dhe Asir.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Jahja Sari’e, sot (të martën) duke shpjeguar operacionet ushtarake të ditës së hënë, ka thënë: “Po përballemi me intensifikimin e tensioneve dhe në kundërpërgjigje të vazhdimit të agresionit dhe bllokadës ndaj Jemenit, do të kryejmë më shumë operacione ushtarake në kuadër të vetëmbrojtjes legjitime. Në operacionet e ditës së hënë kemi përdorur 8 dronë të llojit Kasef K2 dhe një numër të madh të raketave balistike për të goditur objektiva të rëndësishme në Abha, Xhizan dhe Naxhran. Gjatë këtyre operacioneve kemi lëshuar një numër të konsiderueshëm raketa balistike dhe kam angazhuar 25 dronë të tjerë me të cilët kemi goditur objektivat ushtarake në rajonet e Abha, Xhizan dhe Asir. Gjithashtu me 6 dronë kemi goditur bazën ajrore “Melik Fahd” në Taif dhe objekte të kompanisë Aramco në Xhide”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.