Talebanët bisedojnë me Rusinë dhe vendet e Azisë Qendrore - Balkan Times

Talebanët bisedojnë me Rusinë dhe vendet e Azisë Qendrore

Njëkohësisht me përparimin e shpejtë të talebanëve në pjesë të ndryshme të Afganistanit dhe kapjen e shumë qyteteve në këtë vend, një takim i përfaqësuesve talebanë me Rusinë, Uzbekistanin dhe Turkmenistanin u mbajt në Doha, Katar.

Talebanët bisedojnë me Rusinë dhe vendet e Azisë Qendrore – Njëkohësisht me përparimin e shpejtë të talebanëve në pjesë të ndryshme të Afganistanit dhe kapjen e shumë qyteteve në këtë vend, një takim i përfaqësuesve talebanë me Rusinë, Uzbekistanin dhe Turkmenistanin u mbajt në Doha, Katar. Talebanët bisedojnë 

Në këtë kuadër, përfaqësuesit e Rusisë, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit u takuan me përfaqësuesin e talebanëve në Katar dhe diskutuan zhvillimet e fundit të brendshme në Afganistan. Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahid tha se gjatë një takimi midis udhëheqësit taleban Mullah Abdul Ghani Baradar në Katar dhe zëvendësministrit të jashtëm turkmen Vafa Khaxhev dhe përfaqësuesit të Presidentit të Uzbekistan në Afganistan Esmatullah Irgashov, u vlerësua situata më e fundit në Afganistan. Bisedimet aktuale midis talebanëve dhe Rusisë dhe vendeve të Azisë Qendrore tregojnë rëndësinë e Afganistanit për rajonin dhe efektet negative të luftës në Afganistan në vendet fqinje. Më herët, përfaqësuesit talebanë udhëtuan për në Teheran për të diskutuar me zyrtarët iranianë situatën e brendshme në Afganistan. Qëllimi i këtyre bisedimeve është të sigurojnë përfaqësuesit e qeverive fqinje të Afganistanit se talebanët do të vendosin paqe dhe do të mbajnë marrëdhënie miqësore me këto vende. Në këtë drejtim, Ministri i Mbrojtjes i Taxhikistanit Shir Ali Mirza në përfundim të stërvitjes së përbashkët trepalëshe të Rusisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, e cila u mbajt në provincën Khatlan të Taxhikistanit, duke deklaruar se situata në rajon në masë të madhe varet nga situata ushtarako-politike në Afganistan, shtoi: “Çdo ngjarje që ndodh në Afganistan, ka një ndikim negativ jo vetëm në nivel rajonal, por në të gjithë Euroazinë.” Përveç ndikimit të madh të zhvillimeve të brendshme të Afganistanit në vendet fqinje, çështja e përparimit të shpejtë të talebanëve në qytete të ndryshme në Afganistan ka ngritur paqartësi. Fakti është se padrejtësia, korrupsioni qeveritar dhe joefikasiteti i zyrtarëve të qeverisë së Ashraf Ghanit ndaj popullit afgan, i ka dhënë popullit afgan më shumë besim te talebanët. Përveç kësaj, tradhtia e SHBA ndaj qeverisë së Ashraf Ghanit ka dëshmuar edhe një herë faktin se këtij vendi dhe zyrtarëve të qeverisë amerikane nuk mund t’u besohet. Në të kaluarën, zyrtarët e Kabulit kanë pasur besim të madh në Shtetet e Bashkuara dhe madje e në interes të administratës së Uashingtonit kanë mbajtur vazhdimisht qëndrime kundër qeverive dhe kombeve në rajon. Në këtëkuadër, një numër ekspertësh politikë dhe ushtarakë afganë kanë përmendur mosmarrëveshjet brenda fraksionit qeverisës të Kabulit, tërheqjen e trupave të huaja, kolonën e pestë dhe disa mbështetje rajonale si shkaqe për përparimin e shpejtë të talebanëve në ditët e fundit në Afganistan dhe kontrollin e kryeqyteteve krahinore. Sipas këtyre ekspertëve afganë, përparimi i shpejtë ditët e fundit ka forcuar besimin e talebanëve dhe ka dobësuar forcat qeveritare. Sidoqoftë, qëndrimet e gabuara të zyrtarëve qeveritarë të Kabulit, veçanërisht të Presidentit të Afganistanit, kundër disa vendeve fqinje kanë bërë që qeveria e Kabulit të humbasë mbështetjen rajonale. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e talebanëve u takuan me zyrtarët e vendeve fqinje për të theksuar disa ndryshime në besimet e mëparshme fetare dhe siguruan vendet fqinje dhe institucionet ndërkombëtare se ata nuk do të përsëritnin gabimet e së kaluarës. Një nga arsyet kryesore pse vendet e rajonit dhe organizatat ndërkombëtare besojnë në premtimet e talebanëve është fakti se me hyrjen e talebanëve në qytetet e Afganistanit, forcat talebane nuk po dëmtojnë njerëzit, veçanërisht shi’itët, dhe as ndërtesat qeveritare dhe objektet e lidhura me organizatat ndërkombëtare. Talebanët bisedojnë 

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.