Sulmi i rezistencës së Libanit kundër regjimit sionist, reagim ndaj agresionit sionist - Balkan Times

Sulmi i rezistencës së Libanit kundër regjimit sionist, reagim ndaj agresionit sionist

Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi se sulmi raketor i kryer të premten në mëngjes nga forcat e Hezbullahut kundër territoreve të pushtuara palestineze ishte reagim i adekuat ndaj agresionit të ditës së kaluar të regjimit sionist kundër territorit të Libanit.

Sulmi i rezistencës së Libanit kundër regjimit sionist, reagim ndaj agresionit sionist – Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi se sulmi raketor i kryer të premten në mëngjes nga forcat e Hezbullahut kundër territoreve të pushtuara palestineze ishte reagim i adekuat ndaj agresionit të ditës së kaluar të regjimit sionist kundër territorit të Libanit.

Shejkh Naim Kasem ditën e premte në një intervistë me kanalin informativ Al Mejadin, tha: “Regjimi pushtues sionist duhet ta dijë se Libani nuk është fushëbetejë për llogaritjet e këtij regjimi. Hezbullahu i qëndron besnik këtij parimi se çfarëdo lloje agresioni kundër Libanit, do të përballet me reagim adekuat. Prandaj, Hezbullahu i Libanit sot i është kundërpërgjigjur agresionit të armikut me disa raketa. Theksojmë përsëri se Libani nuk është një fushëbetejë në të cilën regjimi sionist mund të manifestojë forcën e tij, të bëjë aventura ose të kryejë veprime testuese dhe nuk është as vend në të cilin regjimi sionist mund të realizojë planet e tij. Libani është një territor i mbrojtur dhe i pavarur. Ne shumë herë kemi deklaruar se në rast të çfarëdo lloj agresioni të mundshëm nga ana e regjimit sionist, jemi të gatshëm për kundërpërgjigje. Forcat e Hezbullahut janë të pranishme në skenë dhe me vendosmëri, vullnet të lartë dhe me vetëbesim të plotë, mbrojnë territorin e Libanit”.

Vlen të theksohet se Hezbullahu i Libanit të premten ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar: “Të premten në ora 11:15, në kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore të natës së kaluar të regjimit sionist kundër fushave të hapura në rajonin Al-Xharmak dhe Al-Shavakir, forcat e rezistencës me dhjetëra raketa 122 milimetër kanë sulmuar bazën e forcave pushtuese izraelite në luginën Sheb’a”.

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.