Sllovenët protestojnë kundër certifikatës së vaksinimit - Balkan Times

Sllovenët protestojnë kundër certifikatës së vaksinimit

Me mijëra qytetarë janë mbledhur në Lublana të Sllovenisë dhe kanë protestuar kundër bërjes të detyrueshme të certifikatës për vaksinim kundër virusit Korona.

Sllovenët protestojnë kundër certifikatës së vaksinimit – Me mijëra qytetarë janë mbledhur në Lublana të Sllovenisë dhe kanë protestuar kundër bërjes të detyrueshme të certifikatës për vaksinim kundër virusit Korona.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se protestuesit kanë bllokuar rrugët kryesor të Lublanës. Këto protesta janë organizuar kundër bërjes të detyrueshme të certifikatës së vaksinimit kundër virusit Korona në vendin e punës, në karburante dhe në qendra tregtare. Ndërkohë qeveria e Sllovenisë pas vdekjes së një femre 20 vjeçare pas vaksinimit me vaksinën “Johnson & Johnson”, ka pezulluar vaksinimin e qytetarëve me këtë vaksinë.

Kjo masë ëshët marrë pas vdekjes së një gruaje të re, 20 vjeç, e cila ishte vaksinuar me Johnson & Johnson.

Pezullimi do të jetë në fuqi derisa ekspertët të shqyrtojnë nëse ekziston një lidhje midis vdekjes së 20-vjeçares dhe vaksinës.

Kompania Johnson&Johnson ende nuk e ka komentuar këtë vendim të autoriteteve sllovene.

“Pacientja kishte mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru. Kujdesi intensiv ndaj saj nuk rezultoi i suksesshëm”, tha për agjencinë STA, Igor Rigler, një neurolog në qendrën spitalore të Lubjanës.

Njoftimi i qeverisë sllovene ka të ngjarë të nxisë protesta në kryeqytet, Lubjanë, kundër vaksinimit dhe masave të koronavirusit.

Ashtu si shumica e Evropës Qendrore dhe Lindore, Sllovenia javët e fundit ka parë një rritje të infeksioneve. Vendi me rreth 2 milion njerëz ka vaksinuar plotësisht gati 48% të popullsisë, që është më e ulët se në shumë shtete të tjera të BE -së.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.