Situata në Afganistan është rezultat i vendimit të Amerikës - Balkan Times

Situata në Afganistan është rezultat i vendimit të Amerikës

Njëkohësisht me avancimin e forcave të grupit Taleban në Afganistan, kryeministri i Britanisë ka deklaruar se zhvillimet aktuale në Afganistan janë rezultat i vendimeve të Shtëpisë së Bardhë për largimin e forcave të NATO-s nga Afganistani.

Situata në Afganistan është rezultat i vendimit të Amerikës – Njëkohësisht me avancimin e forcave të grupit Taleban në Afganistan, kryeministri i Britanisë ka deklaruar se zhvillimet aktuale në Afganistan janë rezultat i vendimeve të Shtëpisë së Bardhë për largimin e forcave të NATO-s nga Afganistani.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, ditën e premte pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të anëtarëve të kabinetit të quajtur “Cobra” në lidhje me zhvillimet e fundit në Afganistan, ka deklaruar para gazetarëve se situata në këtë vend është shumë kritike. Johnson ka hedhur poshtë rrugëzgjidhjen ushtarake në Afganistan dhe ka shtuar: “Duhet të jemi realist në lidhje me aftësinë e Britanisë dhe të çdo fuqie tjetër për zbatimin e rrugëzgjidhjes ushtarake në Afganistan”.

Kryeministri i Britanisë gjithashtu ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të largohen më shumë punonjës të ambasadës britanike nga Afganistani. Kjo është në kohën kur shumë deputet të Parlamentit të Britanisë kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë së këtij vendi për largimin e forcave ushtarake nga Afganistani dhe besojnë se qeveria e Londrës e ka lënë Kabulin vetëm në kohën e krizës.

Johnson në vazhdim i vlerësoi zhvillimet e Afganistani si rezultat i pashmangshëm i vendimit të Uashingtonit për largimin e forcave të NATO-s nga ky vend dhe pretendoi: “Si rezultat i pranisë së forcave ushtarake të NATO-s gjatë 20 viteve të kaluara, kërcënimet e Al Kaidas në rrugën e Londrës dhe anë e mbanë vendit dhe gjithashtu në Bllokun Perëndimor janë reduktuar në nivel të madh”.

Grupi militant Taleban që nga muaji pril në kohën kur forcat e huaja pas 20 vite po plotësojnë largimin e vet nga Afganistani, ka shtuar sulmet e veta për ta mposhtur qeverinë e Kabulit. Forcat e grupit Taleban aktualisht kanë nën kontroll rreth dy të tretat e territorit të Afganistanit.

Burimi

Balkantmes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.