Shumica e qytetarëve të Arabisë Saudite janë kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist - Balkan Times

Shumica e qytetarëve të Arabisë Saudite janë kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist

Rezultatet e një sondazhi tregojnë se 77% e qytetarëve të Arabisë Saudite janë kundër normalizimit të marrëdhënieve mes vendeve arabe dhe regjimit sionist dhe e quajnë negativ një veprim të tillë.

 Shumica e qytetarëve të Arabisë Saudite janë kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist – Rezultatet e një sondazhi tregojnë se 77% e qytetarëve të Arabisë Saudite janë kundër normalizimit të marrëdhënieve mes vendeve arabe dhe regjimit sionist dhe e quajnë neBurimigativ një veprim të tillë.

Sipas gazetës “Arabi21”, rezultatet e një sondazhi të ri që është zhvilluar nga një kompani tregtare e pavarur në nëntor të vitit 2021, janë vlerësuar qëndrimet e qytetarëve të Arabisë Saudite në lidhje me disa çështje ndërkombëtare duke përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve të Riadit me regjimin sionist.

Sipas rezultateve të këtij sondazhi, vetëm 16% e qytetarëve të Arabisë Saudite e vlerësojnë veprim pozitiv normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist dhe në të kundërtën 77% e qytetarëve të Arabisë Saudite janë deklaruar kundër një veprimi të tillë.

Kjo është në kohën kur faqja informative SaudiLeaks muajin e kaluar ka njoftuar se regjimi Al Saud dhe regjimi sionist kanë vendosur kontakte dhe bisedime për vendosjen e marrëdhënieve diplomatik pavarësisht qëndrimit sipërfaqësor të Riadit në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Palestinës.

Vizita e Beny Gantz, ministrit të luftës së regjimit sionist në Arabinë Saudite, zhvillimi i fluturimit të parë nga Riadi në Tel Aviv, zbritja e avionit të parë izraelit në aeroportin e Riadit, nënshkrimi i disa marrëveshjeve në vlerë të 100 milionë dollarë mes Tel Avivit dhe Riadit, vizita e një delegacioni sionist në Arabinë Saudite; janë prej veprimeve të kryera në fushën e vendosjes së marrëdhënieve mes regjimit sionist me regjimin Al Saud.

 

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.