Shqipëria Duhet të Kërkojë Fajtorin në Manzë - Balkan Times

Shqipëria Duhet të Kërkojë Fajtorin në Manzë

Menjëherë pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, Shqipëria iu bashkua shteteve vasale të Amerikës. Edhe shqiptarët u kthyen në një popull që kanë mbështetjen amerikane dhe që në këtë mënyrë janë bërë të besojnë se janë të sigurt

Shqipëria Duhet të Kërkojë Fajtorin në Manzë – Pak ditë më parë, qeveria e korruptuar shqiptare, përfshirë Edi Ramën e mbështetur nga Soros, njoftoi se kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, duke ekzekutuar një hap të rëndësishëm në planin e kryer hap pas hapi nga Shtetet e Bashkuara dhe Regjimi sionist. Justifikimi dhe pretendimi i qeverisë shqiptare ishte se Irani qëndronte pas një sulmi kibernetik në faqet e internetit të institucioneve të shtetit shqiptar. Teksa lodra e ambasadorit amerikan në Tiranë, Rama thoshte se duhet ta merrnin këtë “reagim të tepruar” para kamerës, ai lexonte tekstin që i dërgoi ambasadori amerikan. Ndërkohë që nuk kishte probleme të dukshme mes Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve me Republikën Islamike të Iranit dhe iranianët deri dhjetë vjet më parë, çfarë ndodhi që marrëdhëniet arritën në pikën e thyerjes? Tani është koha për t’u kthyer në të kaluarën.

Menjëherë pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, Shqipëria iu bashkua shteteve vasale të Amerikës. Edhe shqiptarët u kthyen në një popull që kanë mbështetjen amerikane dhe që në këtë mënyrë janë bërë të besojnë se janë të sigurt. Si çmim i pastrimit të Kosovës nga prania ushtarake dhe politike e Serbisë me operacionin e NATO-s në vitin 1999, shqiptarët, për të mbrojtur interesat amerikane, lanë nën administrimin e ambasadorëve amerikanë, një rajon të tërë shqiptarë, nga Adriatiku deri në kufijtë e Serbisë e madje deri në brendësi. Ashtu si në shumicën e vendeve vasale, figurat në krye të strukturave politike dhe administrative në Shqipëri dhe Kosovë përbëhen nga njerëz që u përmbahen urdhrave dhe udhëzimeve të ambasadorëve amerikanë me banim në Tiranë dhe Prishtinë. Nga sot asnjë politikan shqiptar që suksesin e tij politik e sheh në harmoni me Amerikën dhe në rrugën e treguar nga Amerika, nuk ka mundësi të shkojë përtej udhëzimeve të ambasadorit amerikan. Sa i përket marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit, këto rregulla janë shumë më të rrepta. Aq sa, siç zbulohet në dokumentet e Wikileaks, qeveria shqiptare nuk ka fuqinë as të lejojë fluturime direkte ndërmjet Teheranit dhe Tiranës në fushën e transportit të pasagjerëve, madje as të lidhë një marrëveshje arsimore për shkëmbimin e studentëve. Ministrat shqiptarë i përcjellin ambasadorit amerikan çdo çështje në lidhje me Iranin dhe veprojnë në përputhje me udhëzimet e Uashingtonit. Në këtë marrëdhënie, Amerika është në pozicionin e komandimit, ndërsa Shqipëria është në pozicionin e respektimit të urdhrit.

Në vitin 2013, Amerika urdhëroi shtetin vasal të Shqipërisë që të vendosë në territorin shqiptar organizatën terroriste të njohur nga populli iranian si “Hipokritët e Popullit”, për faktin se ajo veproi së bashku me ushtrinë e Irakut në luftën e regjimit despotik të Sadam Hyseinit kundër Iranit dhe vrau 12 mijë iranian, organizatë kjo e cila ka kryer aktivitete terroriste kundër Republikës Islamike të Iranit që prej viteve 1979-1980, dhe quajti veten “Muxhahedinët e Popullit”, por vrau qindra politikanë, intelektualë dhe shkencëtarë në Iran. Kështu, Shqipëria pranoi në Shqipëri rreth 4000 terroristë që mbetën në kampet e organizatës terroriste të Muxhahedinëve të Popullit në Irak. Sot, Shqipëria është bërë armiqësore ndaj një vendi me të cilin nuk kishte asnjë problem më parë, mbi bazën e një problemi që nuk i përket, duke pritur një organizatë që deklaron synimin e saj për të përmbysur Republikën Islamike të Iranit dhe vazhdon aktivitetet e saj terroriste brenda Iranit sot. Shndërrimi i Shqipërisë në një vend që mbështet terrorizmin dhe mbron terroristët dhe fakti që Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas këtyre terroristëve, i ka bërë këta terroristë indiferentë ndaj ligjeve të shtetit shqiptar.  Çdo person i ndërgjegjshëm që njeh pak a shumë veprimtarinë e organizatës terroriste Muxhahedinët e Popullit në Shqipëri, e dinë se këta terroristë sulmuan policët shqiptarë në rrugët e Tiranës, sulmuan gazetarët shqiptarë, kryejnë fushata shpifëse ndaj atyre që nuk e konsiderojnë të ligjshme dhe korrekte qëndrimin e tyre në Shqipëri dhe se për këtë i ofruan të holla një pjese të shtypit, se ata ende jetojnë në hierarkinë e një organizate terroriste në kampin e Manzës,  se stafin administrativ të organizatës terroriste e quajnë “komandant” dhe se përdorin një rrjet gjigant dixhital për të prodhuar dhe përhapur lajme të rreme kundër Republikës Islamike të Iranit në kampin e Manzës dhe për të organizuar sulme kibernetike kundër Iranit. Përsëri, nuk është gjë e fshehtë fakti se pasi organizata u vendos në Shqipëri, ata të cilët donin të largoheshin nga kjo organizatë, u shpallën tradhtarë nga ajo dhe qeveria shqiptare nuk i mbrojti këta njerëz dhe se ata dhe familjet e tyre u sulmuan në rrugët e Tiranës. Përveç kësaj, me mbështetjen e Amerikës, organizata po kërcënon edhe qeverinë shqiptare për të parandaluar ata të cilët duan të largohen prej saj dhe të kthehen në Iran. Përtej gjithë kësaj, ekziston një pikë e ndërmjetme në planin e punës së Shteteve të Bashkuara dhe organizatës terroriste Muxhahedinët e Popullit: dorëzimi i ndërtesës së Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit organizatës terroriste të Muxhahedinëve të Popullit.

Amerika i kërkon qeverisë shqiptare evakuimin e plotë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Si kërkesë e këtij urdhri të Shteteve të Bashkuara, Shqipëria kërkoi që edhe rojet iraniane të sigurisë, të cilët ruanin nga brenda Ambasadën e Republikës Islamike të Iranit, të largohen nga vendi. Kështu, ndërtesa mbeti e pambrojtur dhe u bë gati për sulm dhe okupim. Hapi i dytë i këtij plani është dorëzimi i ndërtesës së Ambasadës tek liderja e organizatës terroriste, Meryem Recevi. Në këtë mënyrë, Amerika synon të ndërtojë një qeveri iraniane në mërgim, të urdhërojë vasalët e tjerë të saj të njohin këtë qeveri dhe të krijojnë marrëdhënie me këtë qeveri, si dhe të paraqes aktivitetet terroriste të organizatës terroriste në Iran si një konflikt pushteti midis qeverisë në mërgim dhe asaj në Iran. Për të arritur këtë qëllim, shteti vasal i Shqipërisë duhet të japë një justifikim kundër Republikës Islamike të Iranit. Nëse kthehemi në fillim, ky justifikim është sulmi kibernetik.

Përveç faktit që Republika Islamike e Iranit nuk ka nevojë të sulmojë faqet e internetit të institucioneve shtetërore shqiptare, është absurde edhe të mendohet se një vend me përvojë të avancuar të luftës elektronike të mjaftueshme për të kontrolluar mjetet ajrore më të avancuara të Amerikës pa pilot dhe për t’i ulur ato të padëmtuara në tokën iraniane, do të përfshihet dhe të lë gjurmë në sulme kibernetike të cilat edhe njerëz me njohuri dhe përvojë pak mbi mesataren do të mund ti kryenin. Ata që i dhanë këtë justifikim adjutantit të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Edi Rama, janë anëtarët e organizatës terroriste që Shqipëria vendosi në kampin e Manzës. Në një mjedis ku anëtarët e organizatës terroriste Muxhahedinët e Popullit organizojnë pothuajse çdo ditë sulme kibernetike kundër Republikës Islamike të Iranit, është e qartë se këta persona kanë kryer një sulm të tillë të rremë kibernetik me dijeninë e qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare.

Ne, shqiptarët patriotë në atdhe dhe në diasporë, e dimë se politikanët e korruptuar të Shqipërisë po ua ofrojnë atdheun interesave amerikane dhe përpiqen ta kthejnë shtetin tonë në armiqësi me njerëz dhe shtete që në të vërtetë janë miq. Një tjetër gjë që ne dimë është se organizata terroriste Muxhahedinët e Popullit po numëron ditët për të hyrë në Ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Megjithatë, është shumë herët që ata të gëzohen. Natyrisht, populli shqiptar do të zgjohet dhe do të shpëtojë nga politikanët që e kanë kthyer atdheun tonë në kamp terrorist, nga terroristët e huaj që kanë vënë në vështirësi vendin dhe shtetin tonë si dhe nga bashkimi i forcave amerikano-sioniste të cilët qëndrojnë pas gjithë kësaj.

Burimi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.