Shpëtohen qindra migrantë në Mesdhe - Balkan Times

Shpëtohen qindra migrantë në Mesdhe

Në Sicili të Italisë të shtunën (7 gusht) zbarkuan më shumë se 250 migrantë nga një anije shpëtimi e organizatave humanitare, ndërsa një anijes tjetër që mbante rreth 550 persona iu dha leja për të zbarkuar në ishullin italian.

Shpëtohen qindra migrantë në Mesdhe  – Në Sicili të Italisë të shtunën (7 gusht) zbarkuan më shumë se 250 migrantë nga një anije shpëtimi e organizatave humanitare, ndërsa një anijes tjetër që mbante rreth 550 persona iu dha leja për të zbarkuar në ishullin italian.

Të dyja kishin qëndruar për ditë të tëra në Mesdheun Qëndror duke kërkuar leje urgjente për të zbarkuar në një port të sigurt.

Nga anijet ishte dhënë alarmi se migrantëve po u përkeqësohej shëndeti.

“Ne jemi të lumtur që më në fund kemi një port të sigurt”, shkroi në Twitter organizata gjermane Sea Watch International.

Ndërkohë ekuipazhi i një anije tjetër shpëtimi, Ocean Viking, tha për AFP se atyre iu ishte dhënë leja për të zbarkuar 549 pasagjerët e tyre në portin sicilian të Pozallos të dielën (8 gusht).

Ata kishin paralajmëruar më herët se po u mbaronin ilaçet, dhe se disa persona në bord po vuanin nga dehidratimi dhe të tjerë kishin infeksione të lëkurës.

“Ajo që na nevojitet është një vend i sigurtë për t’i zbarkuar sa më shpejt të jetë e mundur”, tha anëtarja e ekuipazhit dhe zëdhënësja Julia Schaerfermeyer, duke shtuar se 118 të mitur përfshirë 13 fëmijë të moshës nën 12 vjeç ishin në mesin e atyre në bord.

Anijet po prisnin një leje për zbarkim në brigjet lindore të Sicilisë. Ata thanë se kërkesat drejtuar Maltës u refuzuan ndërsa Tunizia dhe Libia nuk u përgjigjën.

Dhjetëra mijëra njerëz synojnë të kalojnë Mesdheun qendror çdo vit, duke u nisur nga Libia dhe duke synuar bregdetin italian, por në shumë raste ky është një udhëtim vdekjeprurës.

Pothuajse 1.000 njerëz kanë vdekur në këtë rajon gjatë këtij viti, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.