Shpejtësia e shumimit dhe përhapjes së Omicron 70 herë më e lartë se Delta - Balkan Times

Shpejtësia e shumimit dhe përhapjes së Omicron 70 herë më e lartë se Delta

Rezultatet e një studimi të hulumtuesve të Universitetit të Hong Kongut tregojnë se varianti Omicron i virusit Korona ka shpejtësi 70 herë më shumë se sa varianti Delta për t'u shumuar dhe përhapur në trake dhe mushkri.

Shpejtësia e shumimit dhe përhapjes së Omicron 70 herë më e lartë se Delta – Rezultatet e një studimi të hulumtuesve të Universitetit të Hong Kongut tregojnë se varianti Omicron i virusit Korona ka shpejtësi 70 herë më shumë se sa varianti Delta për t’u shumuar dhe përhapur në trake dhe mushkri.

Agjencia e lajmeve Medical News njoftoi se rezultatet e këtij studimi tregojnë se pavarësisht shpejtësisë së madje të shumimit të variantit Omicron në krahasim me variantin Delta që është 70 herë më shumë, mirëpo sipas këtyre rezultateve zhvillimi i variantit Omicron në strukturën e mushkërive është dhjetë herë më i ngadalshëm. Prandaj, infektimi me virusin Micron në mushkëri në krahasim me virusin Korona kryesor është më pak në masë të konsiderueshëm dhe kjo çështje mund të tregojë intensiteti i kësaj sëmundje është më i vogël.

Gjithashtu rezultatet e studimeve të hulumtuese të Institutit të Sëmundjeve Infektuese në Kambrixh, tregojnë se mutacionet e krijuara mbi proteinë fragmentale të virusit që i jep atij mundësi të bartet mbi antitrupat, redukton aftësinë e tij të transmetimit dhe përhapjes në mushkëri dhe si rezultat intensiteti i shkaktuar nga infektimi me Omicron është më i vogël.

Njëkohësisht me këtë, studimet e para tregojnë se Omicron shkakton dëme më afatgjate mbi zemrën, veshkat, mëlçinë dhe sistemit të tretjes, si dhe shkakton prishjen e gjakut.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.