Shefi i CIA-s pohon se programi atomik i Iranit nuk është ushtarak - Balkan Times

Shefi i CIA-s pohon se programi atomik i Iranit nuk është ushtarak

Shefi i Organizatës së Inteligjencës së Amerikës (CIA) ka pohuar se akoma nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi dhe dokumente që do të tregonin vendimin e Iranit për zhvillimin e programit atomik për qëllime ushtarake.

Shefi i CIA-s pohon se programi atomik i Iranit nuk është ushtarak – Shefi i Organizatës së Inteligjencës së Amerikës (CIA) ka pohuar se akoma nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi dhe dokumente që do të tregonin vendimin e Iranit për zhvillimin e programit atomik për qëllime ushtarake.

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” ka shkruar se William Berns, shefi i CIA-s, gjatë takimi ka pohuar këtë fakt se organizata CIA akoma nuk ka në dispozicion kurrfarë dëshmi dhe dokumente që tregojnë vendimin e Iranit për zhvillimin e programit atomik të tij për qëllime ushtarake.

Ky funksionar i lartë i inteligjencës amerikane pa përmendur fare sanksionet e Amerikës ndaj popullit të Iranit si pengesa kryesore në rrugën e progresit të negociatave në Vjenë, pretendoi: “Teherani tani për tani nuk ka marrë me seriozitet negociatat e Vjenës. Së shpejti do ta kuptojmë se iranianët deri në çfarë niveli janë serioz”.

William Berns pohon për mosekzistencën e dëshmive të cilat do të tregonin se Iranit ndjek qëllime ushtarake në programin e tij atomik në kohën kur Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike në raportet e saj të mëparshme ka konfirmuar se Irani respekton zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Ditën e hënë Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Ne kemi seriozitet për të arritur një marrëveshje të mirë. Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse në mënyrë që populli iranian në mënyrë konkrete të ndjejë rezultatet e saj”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.