Së shpejti shpallim qeverinë e re - Balkan Times

Së shpejti shpallim qeverinë e re

Talebanët thanë të shtunën se do të shpallnin një qeveri të re për Afganistanin javën e ardhshme dhe prisnin që turbullirat ekonomike dhe rënia e mprehtë e monedhës që pasuan marrjen e kontrollit të qytetit prej tyre dy javë më parë, të stabilizoheshin së shpejti.

Së shpejti shpallim qeverinë e re – Talebanët thanë të shtunën se do të shpallnin një qeveri të re për Afganistanin javën e ardhshme dhe prisnin që turbullirat ekonomike dhe rënia e mprehtë e monedhës që pasuan marrjen e kontrollit të qytetit prej tyre dy javë më parë, të stabilizoheshin së shpejti.

Zabihullah Muxhahid, zëdhënësi kryesor i lëvizjes, i bëri komentet për agjencinë Reuters ndërsa ushtria amerikane po përfundon misionin e saj për të evakuuar qytetarët amerikanë dhe afganët e pambrojtur dhe për të tërhequr trupat nga aeroporti i Kabulit para afatit të 31 gushtit të caktuar nga presidenti Joe Biden. Zëdhënësi Zabihullah Muxhahid dënoi sulmin gjatë natës të një droni amerikan kundër militantëve të ISIS pas sulmit vetëvrasës të së enjtes pranë aeroportit të Kabulit, duke e quajtur atë një “sulm të qartë në territorin afgan”. Por ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore që të mbajnë marrëdhënie diplomatike me Afganistanin pas tërheqjes së tyre, që ai priste të përfundonte “shumë shpejt”. Ekziston një zhgënjim në Kabul për vështirësitë e mëdha ekonomike të shkaktuara nga rënia e monedhës dhe rritja e çmimeve të ushqimit, me bankat e mbyllura ende, dy javë pas rënies së qytetit në duart e talebanëve. Muxhahid tha se ishin caktuar tashmë zyrtarët që do të drejtojnë institucionet kryesore, përfshirë ministritë e shëndetësisë dhe arsimit publik, si dhe bankën qendrore. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se Afganistani përballet me një katastrofë humanitare, me pjesë të mëdha të vendi që vuajnë nga kushtet e thatësirës ekstreme. Ekonomia, e shkatërruar pas katër dekadash lufte, gjithashtu përballet me humbjen e miliarda dollarëve në ndihma të huaja, pas tërheqjes së ambasadave perëndimore nga vendi. Muxhahid tha se problemet ekonomike do të lehtësohen sapo të jetë krijuar qeveria e re. “Rënia e monedhës vendase kundrejt valutës së huaj është e përkohshme dhe është për shkak të situatës që ndryshoi papritur. Ajo do të kthehet në normalitet sapo sistemi qeveritar të fillojë të funksionojë”, tha ai. Talebanët mendohet të jenë një nga grupet më të pasura kryengritëse në botë edhe pas dy dekadash luftimesh kundër forcave amerikane dhe partnere, militantët kanë marrë në kontroll Afganistanin. Të ardhurat vjetore të grupit nga viti 2011 e tutje janë vlerësuar në rreth 400 milion dollarë nga Kombet e Bashkuara (OKB). Por deri në fund të vitit 2018 kjo shifër mund të jetë rritur ndjeshëm, deri në 1.5 miliardë dollarë në vit. Prej kohësh talibanët mendohet se drejtojnë një sistem taksimi për të mbuluar operacionet e tyre kryengritëse, përfshirë tregtinë ilegale të drogës. Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i opiumit, i cili mund të rafinohet për prodhimin e heroinës. Pas rrëzimit të qeverisë afgane, talibanët tani kontrollojnë të gjitha rrugët kryesore tregtare në vend, si dhe pikat kufitare, duke krijuar më shumë burime potenciale të ardhurash nga importet dhe eksportet.

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.