Samiti i Unionit Ndërparlamentar të vendeve të OBI fillon punën në Stamboll - Balkan Times

Samiti i Unionit Ndërparlamentar të vendeve të OBI fillon punën në Stamboll

Sesioni i 16-të i Unionit Ndërparlamentar të Vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik ka filluar sot (të premten) në Stamboll të Turqisë.

Samiti i Unionit Ndërparlamentar të vendeve të OBI fillon punën në Stamboll – Sesioni i 16-të i Unionit Ndërparlamentar të Vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik ka filluar sot (të premten) në Stamboll të Turqisë.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se sesioni i 16-të i Unionit Ndërparlamentar të Vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik ka filluar me pjesëmarrjen e kryetarëve të parlamenteve dhe delegacioneve parlamentare dhe diplomatëve të vendeve anëtare të këtij Unioni në pallatin “Dollma Baghçe” në Stamboll të Turqisë.

Delegacioni i lartë parlamentar i Republikës Islamike të Iranit kryesohet nga kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, merr pjesë në këtë samit dhe sipas programit kryeparlamentari i Iranit sot do të mbajë fjalimin e tij në këtë samit.

Ghalibaf ditën e kaluar në ditën e parë të vizitës së tij në Stamboll është takuar me një numër të madh të aktivistëve ekonomikë dhe biznesmenëve iranianë që veprojnë në Turqi si dhe me një grup të investitorëve dhe drejtorëve ekzekutivë të kompanive të mëdha të Turqisë që veprojnë në Iran dhe nga afër është informuar me çështjet dhe programet e aktivistëve ekonomikë në këtë drejtim.

Në këto dy takime të rëndësishme ekonomike, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit ka theksuar se në qeverinë dhe Parlamentin e Iranit prioritet kanë zhvillimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me vendet fqinjë dhe me vendet islame dhe ky është vullnet serioz dhe i fuqishëm dhe në bazë të kësaj ne jemi të vendosur të bëjmë prioritet tregtinë bilaterale.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.