Rusia shkatërron sasia të pajisjeve ushtarake amerikane dhe evropiane në Kharkov të Ukrainës - Balkan Times

Rusia shkatërron sasia të pajisjeve ushtarake amerikane dhe evropiane në Kharkov të Ukrainës

Rusia thotë se ka shkatërruar sasi të mëdha të pajisjeve ushtarake amerikane dhe evropiane në rajonin e Kharkov të Ukrainës.

Rusia shkatërron sasia të pajisjeve ushtarake amerikane dhe evropiane në Kharkov të Ukrainës – Rusia thotë se ka shkatërruar sasi të mëdha të pajisjeve ushtarake amerikane dhe evropiane në rajonin e Kharkov të Ukrainës.

Që nga fillimi i sulmeve ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës (më 24 shkurt), vendet e NATO-s dhe aleatët e tyre kanë refuzuar të ndërhyjnë drejtpërdrejt në konflikt, por kanë furnizuar Ukrainën me armë, municion dhe karburante.

Rusia ka theksuar se dërgimi i armëve perëndimore vetëm se do ta zgjasë konfliktin në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov deklaroi se pas një sulmi ajror të kryer në periferi të stacionit hekurudhor Bogodukhov në rajonin e Kharkovit, është shkatërruar një sasi e madhe e pajisjeve ushtarake që Ukraina kishte marrë nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e këtij zyrtari rus erdhi pasi Moska kohët e fundit paralajmëroi se pajisjet ushtarake amerikane dhe evropiane që po i ofrohen Ukrainës do të përshkallëzojnë luftën në Ukrainë dhe do të kenë pasoja të padëshiruara.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.