Rusia kërkon që Britania dhe Franca t'iu bashkohen bisedimeve me SHBA-në për armë bërthamore - Balkan Times

Rusia kërkon që Britania dhe Franca t’iu bashkohen bisedimeve me SHBA-në për armë bërthamore

Rusia ka thënë se dëshiron që Britania dhe Franca të bëhen pjesë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, për kontrollin e armëve bërthamore, teksa Uashingtoni synon të përfshijë edhe Kinën në këtë process.

Rusia kërkon që Britania dhe Franca t’iu bashkohen bisedimeve me SHBA-në për armë bërthamore  –  Rusia ka thënë se dëshiron që Britania dhe Franca të bëhen pjesë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, për kontrollin e Rusia kërkon që Britania dhe Franca t’iu bashkohen bisedimeve me SHBA-në për armë bërthamore  – armëve bërthamore, teksa Uashingtoni synon të përfshijë edhe Kinën në këtë process.

Anatoly Antonov, i dërguari i Moskës në Shtetet e Bashkuara, ka thënë më 29 korrik se duhet bërë zgjerimi i kornizës për kontrollin e armëve, në mënyrë që të përfshihen më shumë fuqi bërthamore, dhe se Rusia i sheh Britaninë dhe Francën si prioritete në atë aspekt.

“Kjo pyetje ka marrë rëndësi të veçantë, pas vendimit të Londrës për të rritur për 40 për qind nivelin e prodhimit të kokave bërthamore – në 260 njësi”, ka thënë Antonov në komentet e publikuara nga Ministria e Jashtme ruse, një ditë pasi zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë kanë rinisur bisedimet bërthamore në Gjenevë.

Në komente të ndara, zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, njëherësh udhëheqës i delegacionit rus në bisedimet në Gjenevë, është cituar të ketë thënë më 29 korrik, se Uashingtoni dëshiron që Kina të jetë e përfshirë në bisedimet e zgjeruara për kontrollin e armëve.

Rusia ka thënë se dëshiron që Britania dhe Franca të bëhen pjesë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, për kontrollin e armëve bërthamore, teksa Uashingtoni synon të përfshijë edhe Kinën në këtë process.

Anatoly Antonov, i dërguari i Moskës në Shtetet e Bashkuara, ka thënë më 29 korrik se duhet bërë zgjerimi i kornizës për kontrollin e armëve, në mënyrë që të përfshihen më shumë fuqi bërthamore, dhe se Rusia i sheh Britaninë dhe Francën si prioritete në atë aspekt.

“Kjo pyetje ka marrë rëndësi të veçantë, pas vendimit të Londrës për të rritur për 40 për qind nivelin e prodhimit të kokave bërthamore – në 260 njësi”, ka thënë Antonov në komentet e publikuara nga Ministria e Jashtme ruse, një ditë pasi zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë kanë rinisur bisedimet bërthamore në Gjenevë.

Në komente të ndara, zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, njëherësh udhëheqës i delegacionit rus në bisedimet në Gjenevë, është cituar të ketë thënë më 29 korrik, se Uashingtoni dëshiron që Kina të jetë e përfshirë në bisedimet e zgjeruara për kontrollin e armëve.

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.