Rusia: Janë sulmuar 32 infrastruktura ushtarake në Ukrainë – Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se një sulm me raketa është kryer në dy depo municionesh dhe baza avionësh në rajonet Khmelnytsky dhe Kiev.
Pas kërkesës së rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut për pavarësi dhe pas këmbënguljes së Kievit për anëtarësim në NATO, Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt dhe deklaroi: “Ky sulm nuk është fillimi i një lufte, por një përpjekje për të parandaluar një luftë botërore”.
Moska ka paralajmëruar vazhdimisht shtetet perëndimore për armatosjen e Ukrainës, si dhe injorimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe sulmeve nga forcat ukrainase ndaj pakicave ruse që jetojnë në Ukrainën lindore.
Shtetet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ofruar mbështetje të gjerë financiare dhe ushtarake për qeverinë ukrainase në vitet e fundit dhe kanë vazhduar të dërgojnë mercenarë që nga fillimi i konfliktit për të luftuar në këtë vend.
Forcat Ajrore Ruse goditën 32 infrastruktura ushtarake ukrainase, duke përfshirë sistemin anti-ajror Buk M1, citoi kanali telegram i agjencisë së lajmeve Sputnik duke u bazuar në deklaratën informative të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në këtë deklaratë shtoi se dy depo municionesh dhe baza avionësh u goditen nga raketat në rajonet Khmelnytsky dhe Kiev mbrëmë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi gjithashtu shkatërrimin e 443 dronëve, 2139 tankeve dhe automjeteve të blinduara ukrainase që nga fillimi i operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë.
Ka kaluar më shumë se një muaj nga lufta në Ukrainë dhe deri më tani 25 shtete perëndimore kanë dërguar armë të ndryshme ushtarake në Ukrainë.
Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)