Rezistenca është e gatshme për t’u përballur me çfarëdo sfidash - Balkan Times

Rezistenca është e gatshme për t’u përballur me çfarëdo sfidash

Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka theksuar gatishmërinë e rezistencës për t’i dhënë përgjigje agresioneve të armikut sionist pavarësisht të gjitha rrethanave të vështira të vendit.

Rezistenca është e gatshme për t’u përballur me çfarëdo sfidash – Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka theksuar gatishmërinë e rezistencës për t’i dhënë përgjigje agresioneve të armikut sionist pavarësisht të gjitha rrethanave të vështira të vendit.

Kanali televiziv Al Menar njoftoi se Shejkh Naim Kasem, zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, ka deklaruar: “Hezbullahu nuk dëshiron luftë, mirëpo nëse regjimi sionist e fillon atë, me padyshim se rezistenca do t’i përgjigjet në mënyrë të prerë”.

Shejkh Kasem në lidhje me agresionin e fundit të regjimit sionist në jug të Libanit dhe kundërpërgjigjen e Hezbullahut, ka thënë: “Nëse rezistenca nuk do të kundërpërgjigjej, me padyshim se armiku do të vazhdonte agresionin. Tani armikut sionist e ka kuptuar se pavarësisht të gjitha vështirësive që ekzistojnë në Liban, rezistenca me të gjitha kapacitetet dhe armët e veta është e gatshme të përballet me çfarëdo lloj agresioni të regjimit sionist. Amerika nuk mund të jetë burim i drejtësisë dhe e vetmja rrugëzgjidhje e kësaj situate është rezistenca dhe përballje me regjimin sionist”.

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.