Rënia e popullaritetit të Recep Tayyip Erdogan pas krizës ekonomike në Turqi - Balkan Times

Rënia e popullaritetit të Recep Tayyip Erdogan pas krizës ekonomike në Turqi

Rënia e popullaritetit të Recep Tayyip Erdogan pas krizës ekonomike në Turqi - Kriza ekonomike e Turqisë ka gërryer popullaritetin e presidentit Erdogan. Kriza ekonomike në Turqi ka ulur popullaritetin e Presidentit dhe liderit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim Rexhep Tajip Erdogan, tha Jan Selcuk, kreu i Qendrës së Stambollit për Studime Ekonomike dhe Sociale, i cili shtoi: "Rritja e inflacionit, papunësia dhe zhvlerësimi i lirës kundrejt valutave të huaja, ishin shkaqet kryesore të rënies së popullaritetit të Erdoganit".

Rënia e popullaritetit të Recep Tayyip Erdogan pas krizës ekonomike në Turqi – Kriza ekonomike e Turqisë ka gërryer popullaritetin e presidentit Erdogan. Kriza ekonomike në Turqi ka ulur popullaritetin e Presidentit dhe liderit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim Rexhep Tajip Erdogan, tha Jan Selcuk, kreu i Qendrës së Stambollit për Studime Ekonomike dhe Sociale, i cili shtoi: “Rritja e inflacionit, papunësia dhe zhvlerësimi i lirës kundrejt valutave të huaja, ishin shkaqet kryesore të rënies së popullaritetit të Erdoganit”.

Në këtë drejtim, Banka Qendrore e Turqisë injektoi sot sërish dollarë në tregun valutor për të parandaluar rënien e mëtejshme të lirës. Por sot, e premte, një dollar amerikan u këmbye me 16.80 lira. Bursat në Turqi pezulluan tregtimet prej rënies së vlerës së valutës kombëtare. Valuta e vendit nuk ka mundur t’i rezistojnë presioneve ndërkombëtare dhe lëvizjeve të presidentit Rexhep Tajip Erdogan për uljen e kostove të huamarrjes, për nxitjen e ekonomisë së vendit. Prej shtatorit banka qendrore turke ka ulur kostot e huamarrjes dhe në dy vitet e fundit ka ndërhyrë disa herë për ruajtjen e stabilitetit të lirës duke shitur dollarë. Gjendja aktuale pritet të ketë më shumë pasoja duke dërguar inflacionin në 30% në 2022, sipas agjencive financiare perëndimore që kanë ulur vlerësimet për Turqinë.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.