Reagimi i Francës ndaj lëshimit të suksesshëm të raketës Simorgh të Iranit në hapësirë - Balkan Times

Reagimi i Francës ndaj lëshimit të suksesshëm të raketës Simorgh të Iranit në hapësirë

Ministria franceze e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj lëshimit me sukses nga Irani të një rakete transportuese të satelitëve në hapësirë.

Reagimi i Francës ndaj lëshimit të suksesshëm të raketës Simorgh të Iranit në hapësirë – Ministria franceze e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj lëshimit me sukses nga Irani të një rakete transportuese të satelitëve në hapësirë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës pretendoi të premten se veprimi i Iranit në lëshimin e raketës Simorgh ishte në kundërshtim me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pretendimi i Francës vjen pasi programi hapësinor i Iranit nuk ka asnjë lidhje me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ministria e Mbrojtjes e Iranit njoftoi të enjten se kishte lëshuar me sukses në hapësirë raketën transportuese të satelitëve Simorgh. Sejed Ahmed Husejni, zëdhënësi për çështje hapësinore i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, në lidhje me lancimin e raketës transportuese të sateliteve hulumtues në hapësirë, ka thënë: “Irani në qendër të programeve hapësinore ka vendosur zhvillimin e raketave transportuese me kapacitete më të larta dhe raketa transportuese e sateliteve “Simorg” ishte vendosur në qendër të programeve për zhvillim në industrinë hapësinore të Iranit”. Raketa bartëse satelitore iraniane Simorgh është e aftë të lëshojë satelitë që peshojnë deri në 250 kg në një orbitë 500 km.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.