Putin: Nuk mund ta tolerojmë më gjenocidin në Donbas – Presidenti i Rusisë tha se qëllimi i operacioneve ushtarake ndaj Ukrainës, ishte të ndihmonte popullin e rajonit të Donbasit në Ukrainë dhe të mbronte kufijtë e Rusisë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin tha të martën gjatë një takimi me stafin e bazës hapësinore Vostochny në Lindjen e Largët të Rusisë, në lidhje me arritjen e qëllimeve të operacioneve speciale ushtarake ndaj Ukrainës, të cilin ai e quajti “absolutisht të qartë dhe të shkëlqyer”, deklaroi: “Kështu do të jetë. Nuk ka dyshim”.
“Qëllimi kryesor i operacioneve speciale ushtarake ndaj Ukrainës, është të ndihmojmë popullatën e Donbasit në Ukrainën lindore, pavarësinë e të cilit ne kemi njohur. Nën presionin e Perëndimit, autoritetet e Kievit refuzuan të zbatonin marrëveshjet e Minskut që synonin zgjidhjen paqësore të problemeve në rajonin e Donbasit”.
Presidenti rus deklaroi se degët neo-naziste po zgjerohen në Kiev dhe se konflikti me Moskën ishte i pashmangshëm, e vetmja çështje ishte koha e konfliktit.
Duke iu referuar sanksioneve të ashpra perëndimore ndaj Rusisë pas zhvillimeve në Ukrainë, Vladimir Putin theksoi: “Rusia nuk do të izolohet dhe nuk duhet të izolohet në botën moderne”.
Ndërkohë ministri i punëve të jashtme të Rusisë,Sergei Lavrov tha në një deklaratë të hënën se Moska nuk do t’i dorëzohet presionit të huaj dhe se qëllimi i Rusisë për të sulmuar Ukrainën është t’i jepte fund planeve të SHBA-së për dominim global.
Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)