Putin kërkon bisedime të “menjëhershme” me SHBA-në dhe NATO-n - Balkan Times

Putin kërkon bisedime të “menjëhershme” me SHBA-në dhe NATO-n

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë sërish thirrje për bisedime të “menjëhershme” me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për garancitë e sigurisë teksa tensionet po vazhdojnë të rriten lidhur me çështjen e Ukrainës.

Putin kërkon bisedime të “menjëhershme” me SHBA-në dhe NATO-n – Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë sërish thirrje për bisedime të “menjëhershme” me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për garancitë e sigurisë teksa tensionet po vazhdojnë të rriten lidhur me çështjen e Ukrainës.

Këtë kërkesë Putini e bëri gjatë bisedave telefonike që zhvilloi më 14 dhjetor me homologët e tij nga Finlanda dhe Franca, tha Kremlini. Në javët e fundit, Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë e kanë akuzuar Rusinë për grumbullimin masiv të ushtrisë pranë kufirit me Ukrainën dhe për mundësinë që Moska në muajin e ardhshëm ta pushtojë Ukrainën. Zyrtarët rusë mohojnë se Moska po përgatit ndonjë ofensivë dhe akuzojnë Ukrainën për provokim. Rusia këmbëngulë se ka të drejtë të vendosë forcat e saj kudo që dëshiron brenda shtetit. Gjatë bisedës me presidentin finlandez, Sauli Niinisto, Putini “ripërsëriti nevojë urgjente për nisjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, në mënyrë që të krijohen garanci ligjore për sigurinë e shtetit tonë”, njoftoi Kremlini përmes një deklarate.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.