Pushtuesit sionistë sulmojnë festën e lindjes së Profetit të nderuar

Pushtuesit sionistë sulmojnë festën e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në Kodsin e pushtuar

Forcat ushtarake të regjimit sionistë sulmuan palestinezët që ishin mbledhur për të festuar përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Pushtuesit sionistë sulmojnë festën e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në Kodsin e pushtuar – Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, gjatë sulmit të dhunshëm të forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj tubimit të festimit të përvjetorit të lindjes së Profetit Hazretit Muhamed s.a.v.s. që u mbajt të shtunën në qytetin e pushtuar të Kudsit, një numër qytetarësh palestinezë u plagosën rëndë nga goditjet dhe sulmet e forcave sioniste dhe një numër i tyre u arrestuan.
Qytetarët palestinezë të Kodsit dhe vizitorët e këtij qyteti festuan përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., që përkon me 12 Rabiul-Aul të kalendarit hixhri kameri, sipas shkollës sunite, mes masave të rrepta të forcave pushtuese sioniste. Marshimi i grupit teatror “Keshafa” filloi nga rruga Al-Zahra, duke kaluar nëpër rrugët Salahuddin dhe Sulltan Sulejman deri në Bab Al-Amud dhe përfundoi në sheshin e Xhamisë Al-Aksa.
Tregtarët e pjesës së vjetër të Kodsit shpërndanë ëmbëlsira për pjesëmarrësit e këtij tubimi festiv, i cili u shoqërua me lavdërimet ndaj Profetit Muhamed s.a.v.s. të realizuara nga grupet e Bejtul-Mokadesit.
Në të njëjtën kohë, tregjet e pjesës së vjetër të Kodsit të shenjtë shënuan një zhvillim të madh tregtar në të njëjtën kohë me përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed s.a.v.s. dhe mijëra njerëz u mblodhën në ambientet e Xhamisë Al-Aksa për të kryer namazin dhe ceremonitë fetare në përkujtim të përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed s.a.v.s.
Departamenti i Vakëfëve Islame të Kodsit të shenjtë gjithashtu festoi përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në xhaminë Kibla me këngë dhe programe fetare për Profetin Muhamed s.a.v.s. dhe për jetën e tij.

Burimi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.