Prioritet i yni është lehtësimi i ringjalljes së marrëveshje bërthamore - Balkan Times

Prioritet i yni është lehtësimi i ringjalljes së marrëveshje bërthamore

Nabila Massrali, zëdhënësja e shefit të diplomacisë evropiane, ka deklaruar se prioriteti kryesor i Bashkimit Evropian është lehtësimi i procesit për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.

Prioritet i yni është lehtësimi i ringjalljes së marrëveshje bërthamore – Nabila Massrali, zëdhënësja e shefit të diplomacisë evropiane, ka deklaruar se prioriteti kryesor i Bashkimit Evropian është lehtësimi i procesit për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Nabila Massrali të enjten në mbrëmje në reagim ndaj propagandës anti-iraniane të regjimit sionist, ka mbrojtur pjesëmarrjen e Enrique Mora, sekretarit të përgjithshëm të Shërbimit për Veprim të Jashtëm të BE në ceremoninë e betimit të Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të ri të Republikës Islamike të Iranit dhe ka deklaruar: “Bashkëpunimi me qeverinë e re të Iranit është i domosdoshëm. Prioritet kryesor i Bashkimit Evropian është lehtësimi i procesit për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore. Enrique Mora si zëvendës i Josep Burrel, shefit të diplomacisë Evropiane, ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Sejed Ebrahim Raisi”.

Vlen të theksohet se vendimi i Bashkimit Evropian për të dërguar Enrique Mora në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e 5 gushtit të betimit të presidentit iranian Sejed Ebrahim Raisi, ka ngjallur zemërimin e autoriteteve izraelite.

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.