Presidentja e KE pas takimit me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, koha që BE të veprojë - Balkan Times

Presidentja e KE pas takimit me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, koha që BE të veprojë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e kënaqur që turin e saj ballkanik e ka nisur me Shqipërinë.

Presidentja e KE pas takimit me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, koha që BE të veprojë – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e kënaqur që turin e saj ballkanik e ka nisur me Shqipërinë.

Përmes një postimi në twitter në mbyllje të takimit me kryeministrin Edi Rama, Ursula von der Leyen thotë se mesazhi i saj është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE.

Von der Leyen nënvizon se Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi.

Presidentja e Komisionit Evropian thekson se me reformën në drejtësi Shqipëria ka bërë hapa para dhe tani është koha që BE të veprojë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur vizitën në Tiranë. Ajo u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, me të cilin më pas pati dhe një takim.

Ajo la Pallatin e Brigadave në 10:08 për t’iu drejtuar Presidencës, ku do të takohet me kreun e shtetit Ilir Meta.

Më pas ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë.

Kryeministri, Edi Rama, referoi gatishmërinë dhe ndihmën e BE për Shqipërinë ne procesin e rindërtimit pas tërmetit të 2019 si një mundësi për të mos e humbur durimin me Unionin as për integrimin.

Në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Rama e falenderoi si avokate të patundur dhe pa kushte të këtij procesi, teksda nënvizoi se Shqipëria është peng e vetos bullgare kundër Maqedonisë së Veriut.

Rama: Është një arsye e dukshme, e prekshme për të mos e humbur durimin me BE që është vërtet i lodhshëm në një aspekt që e dimë shumë mirë por është njëkohësisht një forcë e madhe pozitive në shërbim të njerëzve, shoqërive që bëjnë pjesë në këtë kontinent të bekuar. Kemi folur me presidenten për procesin, situatën absurde në të cilën ndodhet Shqipëria në këtë moment si rezultat i bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, i një pengmarrjeje ndërkohë që kemi kryer të gjitha detyrat dhe presiom të ulemi në tryezë me BE për të filluar negociatat me konferencën e parë ndërqeveritare.

Por dhe në këtë aspekt nuk kam çfarë të them përveçse faleminderit Presidentes që është një avokate e palëkundur dhe pa kushte e procesit. KE ka disa vite që jep rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave deri kur u arrit dhe vendimi përfundimtar nga Këshilli. Komisioni është i rreptë por edhe i parashikueshëm se bazohet në fakte e prova.Kur gjërat shkojnë në Këshillin Europian fillon politika, fillojnë interesa, dinamika të brendshme të një shteti dhe një shteti tjetër. Po nuk ranë dakord 27, mjafton njëri për ta bllokuar si Bullgaria sot që për arsyet e veta ka marrë peng procesin. Falenderoj Presidenten për përpjekjen që po bën për ta zhbllokuar.

Rama: Rindërtimi po sjell një cilësi të re në jetën e tyre dhe fëmijëve të tyre në një proces që vazhdon dhe ku hap pas hapi po mbyllen të gjitha plagët e asaj tragjedie të paharrueshme. Dua të nënvizoj se kjo nuk është vizita protokollare e një prej autoriteteve më të larta të Europës dhe njëkohësisht presidentja e KE, por dhe vizita e një gruaje e cila është angazhuar personalisht me gjithë zemër dhe gjitha energjitë e saj për ta vënë të gjithë kapacitetin e detyrës që mbulon por edhe KE në mbështetje të atyre familjeve dhe fëmijëve të tyre dhe në mbështetje të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Presidentes i takon një falenderim shumë i posaçëm vëllazëror dhe thellësisht i sinqertë për gjithçka ka bërë që nga momenti i parë i marrjes së lajmit për rënien e tërmetit. Konferenca e Donatorëve mbetet historike edhe për BE për nga shpejtësia dhe volumi i angazhimeve të mbledhura aty. Kjo ka vazhduar me angazhimin e Presidentes për ta parë të disbursuar me një shpejtësi jo të zakonshme për BE që ka një ritëm që nuk dallohet për shpejtësi të veçantë në mënyrë që fondet të vinin sa më parë në dispozicion të skuadrave. Kjo është një prej 126 shkollave të ndërtuara me fondet e Konferencës dhe posaçërisht fondi i dhurimit të KE, është 1/4 e shkollave që do të ndërtohen dhe janë në proces ndërtimi me këtë program.

Burimi

(Pikëpamjet e shprehura nga autorët janë pikëpamjet e tyre dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BalkanTimes)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.