Presidenti i Kroacisë: Finlanda dhe Suedia nuk mund të anëtarësohen në NATO – Presidenti i Kroacisë deklaroi se para se të ndryshohet ligji zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë Finlanda dhe Suedia nuk mund të anëtarësohen në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).
Faqja informative e gazetës boshnjake “Sarajevo Times” ka shkruar se Zoran Milanovic, presidenti i Kroacisë, ka deklaruar: “Parlamenti kroat para se të ndryshohet ligji zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk do të miratojë asnjë anëtarësimin e asnjë vendi në NATO-n”.
Presidenti i Kroacisë shtoi: “Është e mundur të flitet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, por është një gjë shumë e rrezikshme dhe aventureske”.
“Të dy vendet le të anëtarësohen në NATO, por derisa nuk zgjidhet çështja e ligjit zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë dhe derisa amerikanët, britanikët dhe gjermanët, nëse munden dhe dëshirojnë, mil o bindin autoritetet boshnjake të ndryshojnë ligjin zgjedhor në gjashtë muaj dhe nuk u japin të drejtat elementare kroatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, askush nuk do ta miratojë anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO”, – tha Milanoviç.
Mediat skandinave kanë raportuar se Suedia dhe Finlanda deri në mes të muajit maj do të aplikojnë për t’u anëtarësuar në NATO.
Kryeministrja finlandeze Sana Marin, vendi i së cilës ndan një kufi 1300 kilometra me Rusinë, ka thënë se dëshiron të anëtarësohet në NATO shpejtë dhe brenda disa javësh.
Ndërkohë që homologu suedez i Marin tha gjithashtu se Suedia duhet të jetë e përgatitur për çdo veprim të Rusisë dhe se lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka.
Kremlini ka paralajmëruar në lidhje me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke thënë se nëse të dy vendet i bashkohen aleancës, Rusia do të forcojë praninë e saj ushtarake dhe do të vendosë armë bërthamore në rajon.
Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)