Presidenti i Kazakistanit: Vritini terroristët! - Balkan Times

Presidenti i Kazakistanit: Vritini terroristët!

Presidenti kazak Tokajev ka mbledhur shtabin për gjendjen e jashtëzakonshme në vend, me pjesëmarrjen e zyrtarëve më të lartë në Kazakistan.

Presidenti i Kazakistanit: Vritini terroristët! – Presidenti kazak Tokajev ka mbledhur shtabin për gjendjen e jashtëzakonshme në vend, me pjesëmarrjen e zyrtarëve më të lartë në Kazakistan.

Më herët, presidenti ka dhënë urdhër që autoritetet policore dhe ato ushtarake të qëllojnë pa paralajmërim dhe për të vrarë, sepse, sipas tij, shumë kriminelë dhe banditë janë pjesëmarrës në protestat qytetare dhe synojnë destabilizimin e vendit. Operacionet e zhvilluara kundër grupeve të ndryshme protestuesish, nga autoritetet kazake janë cilësuar si operacione anti-terror. Në ndihmë të autoriteteve kazake kanë mbërritur edhe divizione paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, ku bën pjesë edhe Rusia. Republika më e pasur e Azisë qendrore u trondit nga protesta masive për shkak të çmimeve të gazit të lëngshëm dhe të naftës. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare shkruajnë edhe për arrestime të zyrtarëve të lartë të akuzuar për tradhti ndaj atdheut. Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kazakistanit është arrestuar nën dyshimin për tradhti, pasi më herët ai u pushua nga puna prej trazirave të paprecedenta.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.