Presidenti Biden do të organizojë "Samitin për Demokracinë" - Balkan Times

Presidenti Biden do të organizojë “Samitin për Demokracinë”

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të organizojë një "Samit për Demokracinë" më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin do të ftohen të marrin pjesë krerë të shteteve, përfaqësues të shoqërisë civile, ata të sektorit privat dhe filantropistë, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden do të organizojë “Samitin për Demokracinë” – Presidenti amerikan, Joe Biden, do të organizojë një “Samit për Demokracinë” më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin do të ftohen të marrin pjesë krerë të shteteve, përfaqësues të shoqërisë civile, ata të sektorit privat dhe filantropistë, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë.

Samiti planifikohet të mbahen online.

“Samiti do të nxisë angazhimet dhe nismat në tri tema kryesore: promovimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen kundër autoritarizmit dhe luftimin e korrupsionit”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Biden planifikon që një vit pas këtij samiti të organizojë edhe një takim me prani fizike, në mënyrë që të diskutohen angazhimet që janë ndërmarrë.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë nuk jepen detaje për listën e vendeve të ftuara në samit, i cili po shihet si një alternativë e G20-ës dhe një sfidë ndaj Kinës.

Grupi G20, përbëhen nga vendet më të fuqishme ekonomike në botë, përfshirë regjimet autoritare si Kina dhe Arabia Saudite.

Përfaqësuesit e G20-ës do të takohen në Itali në fund të muajit tetor.

Biden ka thënë se “demokracitë duhet të tregojnë se janë në gjendje të përmirësojnë jetën së njerëzve duke

Biden ka thënë se “sfida e kohës sonë është të dëshmohet se demokracitë mund të merren me përmirësimin e jetës së njerëzve duke adresuar problemet më të mëdha me të cilat përballet bota.

Shtëpia e Bardhë tha se samiti është “një mundësi që udhëheqësit botërorë të flasin për sfidat me të cilat përballet demokracia, të dëgjojnë njëri -tjetrin dhe qytetarët e tyre si dhe të nxitet bashkëpunimi ndërkombëtar”.

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.