Pentagoni do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin - Balkan Times

Pentagoni do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin

Pentagoni tha të hënën se do ta bëjë të detyrueshme vaksinën kundër koronavirusit për shërbyesit ushtarakë, tani që vaksina Pfizer/BioNTech ka marrë miratimin e plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Pentagoni do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin – Pentagoni tha të hënën se do ta bëjë të detyrueshme vaksinën kundër koronavirusit për shërbyesit ushtarakë, tani që vaksina Pfizer/BioNTech ka marrë miratimin e plotë nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, kujtoi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka premtuar qysh në fillim të këtij muaji se do të marrë masa, pasi FDA-ja ta miratojë plotësisht vaksinën.

Kirby tha se udhëzimet janë duke u zhvilluar dhe se afati kohor do të publikohet në ditët në vijim.

Vaksina Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim emergjent qysh në dhjetor, ndërsa të hënën ka marrë miratimin e plotë nga FDA-ja.

Në një memorandum më 9 gusht, Austin ka thënë se do të kërkojë miratimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për ta bërë vaksinën të detyrueshme jo më vonë se në mes të shtatorit, ose menjëherë pas licencimit nga FDA-ja.

Pentagoni ka thënë se ushtria ka mjaft vaksina për t’i përmbushur kërkesat.

Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, deri më 18 gusht, më shumë se 1 milion anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan janë vaksinuar plotësisht.

SHBA-ja ka në përdorim tri vaksina kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.

Kirby tha se vendimi i Pentagonit do të vlejë vetëm për vaksinën Pfizer/BioNTech.

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.