Osmani: Kosova pjesë e iniciativave vetëm si shtet i barabartë - Balkan Times

Osmani: Kosova pjesë e iniciativave vetëm si shtet i barabartë

Osmani: Vuçiqi flet për bashkëpunim rajonal, në anën tjetër e vendos BIA-n për t’i marrë në pyetje qytetarët e Kosovës Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për Kosovën mbetet kyç Procesi i Berlinit sa i përket bashkëpunimit rajonal. Osmani tha se Open Balkan shkel parimin e gjithëpërfshirjes dhe barabarësisë.

Osmani: Kosova pjesë e iniciativave vetëm si shtet i barabartë – Osmani: Vuçiqi flet për bashkëpunim rajonal, në anën tjetër e vendos BIA-n për t’i marrë në pyetje qytetarët e Kosovës Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për Kosovën mbetet kyç Procesi i Berlinit sa i përket bashkëpunimit rajonal. Osmani tha se Open Balkan shkel parimin e gjithëpërfshirjes dhe barabarësisë.

Këto komente i bëri, pas takimit me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç. “Kjo iniciativë që filloi në Novi Sad që u quajt minishengen në fakt ka shkelur dy parime atë të gjithëpërfshirjes sepse si përfshinte gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe atë të trajtimit të barabartë. Ne insistojmë që bashkëpunimi rajonal të vazhdojë në kornizën e Procesit të Berlinit që udhëhiqet nga Gjermania që ka për qëllim që shtetet tona t’i shtyjë drejt Bashkimit EvropianKosova e ka bërë të qartë që alternativa e vetme është Procesi i Berlinit ku ka vlejtë parimi i gjithëpërfshirjes dhe barabarësisë”, tha Osmani.

Shefja e Shtetit u shpreh se përderisa Serbia e udhëheqë iniciativën “Open Balkan” dhe nuk e njeh Kosovën s’mund të pritet nga Vuçiqi që të ketë qëllime të mira.

“Përderisa Serbia ka rol kyç në këtë iniciativë dhe nuk e njeh Kosovën ne nuk mund të presim nga presidenti Vuçiq që ka qëllime të mira për Kosovën sepse vet militarizimi i Serbisë që po ndodh tregon se ka tendenca destabilizuese në rajon. Kur Serbia heq dorë nga tendenca destablizuese ndaj rajonit dhe në momentin që e njeh Kosovën atëherë dikush mund ta merr seriozisht deklaratën e Vuçiqit se i intereson bashkëpunimi rajonal. Në njërën anë flet për bashkëpunim rajonal në anën tjetër i bllokon qytetarët tanë, vendos agjentë të BIA-s për t’i marrë ata në pyetje, i terrorizon qytetarët që e kalojnë kufirin dhe e bën pikërisht të kundërtën e asaj që e avokon në iniciativën “Open Balkan””, tha ajo.

Osmani tha se populli i Kosovës i është mirënjohës Republikës së Kroacisë. “Kroacinë e konsiderojmë si aleat kyç. Marrëdhëniet e dy shteteve ndërtohen mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht në mes dy vendeve tona. Jemi të lumtur që qytetarët kroat me origjinë shqiptare janë integruar mire dhe ndjehen krenarë si qytetarë të Kroacisë”, u shpreh Osmani.

Presidentja falënderoj presidentin kroat për ndihmën e dhënë për Kosovën në kohën kur nuk kishim vaksina antiCOVID-19.

“I shpreh mirënjohje shtetit kroat për kontingjentin e vaksinave që i dhuruan Kosovës në një periudhë të vështirë kur ne nuk kishim vaksina. Gjithashtu mirënjohje e thellë për shtetin kroat dhe ndihmën që u dhanë qytetarëve të Kosovës pas aksidentit tragjik në Sllavonski Brod”, u shpreh presidentja Osmani.

Osmani shtoi se shteti ynë e ka bërë të qartë se vizioni ynë është që Kosova të anëtarësohet në strukturat euroatlantike, dhe prandaj e vlerësojmë ndihmën dhe përkrahjen e Kroacisë në këtë rrugë. “Është tejet e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të konsolidoj shtetësinë e saj, dhe shpresojmë që Kroacia do të vazhdoj të përkrahë këtë rrugë të vështirë por të pandalshme”, tha Osmani.

Presidentja u shpreh se vizitën e homologut të saj kroat e shohin si hap të rëndësishëm drejt avancimit të raporteve në mes dy shteteve tona.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.