OKB flet për krime lufte nga talibanët - Balkan Times

OKB flet për krime lufte nga talibanët

Talibanët radikalë islamik në Afganistan sipas të dhënave të OKB-së po bëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Të prekur janë kryesisht gratë dhe gazetarët, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres.

OKB flet për krime lufte nga talibanët  – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi, se është „jashtëzakonisht e tmerrshme dhe të këput shpirtin, të shohësh raporte, sipas të cilave vajzave dhe grave afgane u hiqen të drejtat, që i kanë arritur me luftë e përpjekje”. Ai theksoi, se: „sulmet ndaj civilëve janë shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të ngjashme me krimet e luftës.”

Qytetet e provincave po bien njeri pas tjetrit

Që nga fillimi i tërheqjes së trupave të NATO-s nga Afganistani talibanët radikal islamik kanë vënë pjesë të tëra të vendit nën kontrollin e tyre. Gjatë tetë ditëve të fundit islamistët morën nën kontroll rreth gjysmën e 34 kryeqyteteve të provincave. Të premten (13.08) ata pushtuan kryeqytetin e provincës Pul-i-Alam vetëm 50 larg kryeqytetit Kabul, njoftoi një deputet rajonal i provincës Logar.

Talibanët gjatë sundimit të tyre nga viti 1996 deri më 2001 kanë aplikuar një interpretim radikal të së drejtës islamike. Vajzat përjashtohen nga arsimimi dhe gratë nga jeta e punës. Aktet penale janë ndjekur duke ushtruar torutra si rrahje me kamzhik ose ekzekutime. OKB

A duhet shkëputur Kabuli?

Sipas mendimit të Ministrisë së Mbrojtjes në SHBA, talibanët po përpiqen ta shkëpusin Kabulin nga pjesa tjetër e vendit. Por kryeqyteti afgan tani për tani nuk është „i rrezikuar drejtpërdrejt”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

SHBA duan të zhvendosin 3000 trupa ushtarake në aeroportin e Kabulit. Ndër të tjera këto trupa duhet të mbështesin pakësimin e personelit të ambasadës së SHBA-së. Gjithashtu SHBA do të zhvendosë deri në 4000 trupa të tjera për në Kuvajt dhe 1000 në Katar, për t‘i vënë ato në gatishmëri si përforcim në rast nevoje. Por sidoqoftë tërheqja e trupave të SHBA-së nga Afganistani do të përmbyllet deri më 31 gusht.

Seehofer bën lëshime

Ministri gjerman i Punëve të Brendëshme Horst Seehofer deklaroi, se ai do ta lehtësojë ardhjen në Gjermani të forcave afgane që bashkëpunojnë me misionin e Bundeswehr-it në Afganistan. Nëse është e nevojshme ata do të lejohen të udhëtojnë dhe të dhënat për identitetin mund të verifikohen në tokën gjermane. „Nëse nuk është i mundur në Afganistan verifikimi i të dhënave personale dhe lëshimi i vizës, atëherë kjo procedurë mund të realizohet në Gjermani”, tha Seehofer për gazetën “Süddeutschen Zeitung”. Politikani krisitansocial theksoi më tej: “Ne jemi të hapur për çdo procedurë. Tek Ministria e Brendëshme nuk duhet të dështojë udhëtimi i forcave lokale.”

Ministri i Jashtëm socialdemokrat Heiko Maas në sfondin e depërtimit të talibanëve në Afganistan deklaroi reduktimin deri në „minimumin absolut” të personelit të ambasadës në Kabul. Për tërheqjen e personelit do të nisen enkas dy avionë, me të cilët do të sillen në Gjermani edhe forcat lokale afgane, të cilat kanë bashkëpunuar për ushtrinë gjermane (Bundeswehr) ose për ministri të ndryshme gjatë misionit në Afganistan.

Burimi

Balkantimes

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.