OBSH paralajmëron për përhapjen e mutacioneve të reja të Korona në Afrikë - Balkan Times

OBSH paralajmëron për përhapjen e mutacioneve të reja të Korona në Afrikë

Shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar për përhapjen e mutacioneve të reja të virusit Covid-19 gjatë muajve të fundit të këtij viti në kontinentin e Afrikës.

OBSH paralajmëron për përhapjen e mutacioneve të reja të Korona në Afrikë – Shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar për përhapjen e mutacioneve të reja të virusit Covid-19 gjatë muajve të fundit të këtij viti në kontinentin e Afrikës.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se mungesa e madhe e vaksinimit kundër virusit Korona në Afrikë njëkohësisht me shfaqjen e mutacioneve të reja, ka shtuar shqetësimet në lidhje me fillimin e një vale të re të përhapjes së pandemisë së virusit Korona në kontinentin e Afrikës, sidomos gjatë muajve të fundit të vitit 2021.

Sipas raportit të OBSH, numri i personave të infektuar me virusin Korona dhe numri i vdekjeve nga ky virus në kontinentin e Afrikës është disa herë më pak se sa statistikat që janë regjistruar në vendet evropiane, mirëpo niveli i ulët i vaksinimit në Afrikë njëkohësisht me përhapjen e mutacioneve të reja të virusit Covid-19, është paralajmërues. Deri më tani vetëm 3-4% e popullatës mbi 1 miliardë banorë të Afrikës, kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës dhe programi për ndihma ndërkombëtare COVAX praktikisht ka dështuar në këtë kontinent.

Sipas këtij programi, ishte paraparë që deri në fund të vitit 2021, të paktën 40% e qytetarëve afrikanë duhej të vaksinoheshin, mirëpo aktualisht që kanë mbetur vetëm pak më shumë se 3 muaj deri në fund të këtij viti, kontinenti i Afrikës po përballet me mungesën e 500 milionë dozave të vaksinës në kuadër të këtij programi.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.