Një organizatë franceze ngre padi kundër Parisit dhe Londrës për vdekjen e emigrantëve - Balkan Times

Një organizatë franceze ngre padi kundër Parisit dhe Londrës për vdekjen e emigrantëve

Një organizatë humanitare franceze ka ngre padi kundër Parisit dhe Londrës me akuzë të mospërfilljes dhe neglizhencës së treguar ndaj mbytjes së një varke që transportonte emigrantë në kanalin Mansh.

Një organizatë franceze ngre padi kundër Parisit dhe Londrës për vdekjen e emigrantëve – Një organizatë humanitare franceze ka ngre padi kundër Parisit dhe Londrës me akuzë të mospërfilljes dhe neglizhencës së treguar ndaj mbytjes së një varke që transportonte emigrantë në kanalin Mansh.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se pas mbytjes së 37 emigrantëve në kanalin Mansh në muajin e kaluar, një organizatë humanitare franceze që vepron në fushën e emigrantëve dhe refugjatëve, ka ngre padi kundër Parisit dhe Londrës me akuzë të neglizhencës dhe mospërfilljes së treguar në shpëtimin e jetës së njerëzve në një varkë.

Në padinë për vrasje me qëllim që është përgatitur nga organizata humanitare franceze Utopia 56, thuhet: “Qendra për operacione rajone për mbikëqyrjen dhe shpëtimin nuk ka ndërmarrë masat e duhura për të parandaluar vdekjen e emigrantëve”. Kjo organizatë humanitare franceze duke deklaruar se emigrantët pavarësisht kontakteve që kanë bërë me ekipet e shpëtimit dhe shërbimeve emergjente të Britanisë dhe Francës, ata janë lënë në gjendje të vetmuar, ka theksuar: “Është e qartë se duhet të kryhen hetime për përcaktimin e përgjegjësisë së ekipeve të shpëtimit të Francës dhe Britanisë në këtë tragjedi”.

Në muajin e kaluar 27 emigrantë janë mbytur dhe kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluara korridorin ujor mes Francës dhe Britanisë. Qeveria e Britanisë dhe e Francës që ndodhen në dy brigjet e këtij korridori detar dhe në bazë të rregullave ndërkombëtare, kanë përgjegjësi dhe detyrë për të ndihmuar emigrantët që përballen me rrezik, në vend që të marrin masa për zgjidhjen e kësaj krize, kanë preferuar që vdekjen e këtyre emigrantëve ta përdorin për të qëruar hesapet e veta kundër njëri-tjetrit.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.