Një gjykatë holandeze shpall të pafajshëm ministrin izraelit të luftës - Balkan Times

Një gjykatë holandeze shpall të pafajshëm ministrin izraelit të luftës

Gjykata holandeze e Apelit të martën e liroi nga akuzat ministrin izraelit të luftës Beni Gantz për vrasjen e gjashtë palestinezëve në një sulm ajror në Gaza.

Një gjykatë holandeze shpall të pafajshëm ministrin izraelit të luftës – Gjykata holandeze e Apelit të martën e liroi nga akuzat ministrin izraelit të luftës Beni Gantz për vrasjen e gjashtë palestinezëve në një sulm ajror në Gaza.

Sipas Reuters, Gjykata la në fuqi rezultatin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë të sjpallur në janar 2020. Në vendim thuhet se Beni Gantz është një zyrtar i lartë izraelit i ngarkuar me zbatimin e politikave të qeverisë dhe për këtë arsye ai nuk mund të mbahet përgjegjës për këtë incident në Gjykatën civile holandeze. Paditësi në këtë çështje, Ismail Ziada, një shtetas holandezo-palestinez, pretendoi se gjashtë anëtarë të familjes së tij, përfshirë nënën dhe tre vëllezërit, u vranë në sulmin e vitit 2014, kur Gantz ishte komandant i Forcave të Armatosura izraelite. Gjykata e apelit vendosi se çështja kishte të bënte me zyrtarë që po zbatonin politikat e qeverisë izraelite. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm izraelit Roy Schondorf e ka mirëpritur vendimin.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.