Klubi i Gazetarëve të rinj në një raport të tij ka shkruar se një deputete ukrainase së fundi ka deklaruar: “Rusia duhet të njihet si sponsor i terrorizmit. Çdo vend që mbështet terrorizmin konsiderohet terrorist. Shtete të tilla si Libia, Iraku, Koreja e Veriut, Irani dhe Siria janë në të njëjtën listë dhe krimet e tyre dihen”.
Këto janë deklaratat e fundit të një deputeteje të Parlamentit të Ukrainës. Në një deklaratë të re, deputetja ukrainase Kiera Oleksandruna Rodik e vendosi Iranin në listën e grupeve terroriste të “Frontit të së Keqës”, duke shtuar se edhe Rusia duhet të shtohet në këtë listë. Por kush është kjo deputete e Parlamentit të Ukrainës?
Kiera Oleksandruna Rodik është liderja aktuale i partisë politike “Zëri” në Ukrainë dhe është deputete e Parlamentit të Ukrainës që nga viti 2019. Pamjet dhe videot e publikuara në rrjetet sociale nga vetë grupi terrorist MEK, tregojnë se kjo deputete ukrainase ka marrë pjesë në mënyrë virtuale në tubimin e këtij grupi terrorist më 4 prill të këtij viti. Marjam Raxhavi, liderja e grupit terrorist MEK, ishte folësja kryesore në ceremoninë, e cila u mbajt në Shqipëri me pjesëmarrjen e anëtarëve të këtij grupi terrorist. Grupi terrorist MEK e kishte ftuar Kiera Oleksandruna Rodik të fliste në këtë tubim për luftën në Ukrainë.
Deputetja ukrainase në fjalën e saj tha: “Unë e di se çfarë ndodhi në kampin Ashraf, (duke iu referuar sulmit me raketa në kampin Ashraf në vitin 2013). Dhe unë mund të kuptoj se çfarë ndodhi atje. Dua të sigurohem që çdo kriminel në botë të identifikohet dhe të sillet para drejtësisë. Dua të shoh Putinin të ekzekutohet”. Së fundi, në një tjetër video, ajo ka falënderuar grupin terrorist MEK dhe ka thënë: “Faleminderit për mbështetjen tuaj”.
Pak më parë, më 5 mars të vitit të kaluar, në prag të festës ndërkombëtare të gruas, grupi terrorist MEK zhvilloi një tjetër takim në Shqipëri. Kiera Oleksandruna Rodik mori pjesë gjithashtu në këtë aktivitet dhe foli për Ukrainën dhe situatën në këtë vend të përfshirë nga lufta. Arsyet e pjesëmarrjes së saj në këtë takim, do të analizohet në këtë raport.
Grupi terrorist MEK nuk është shumë i njohur në botë, madje grupi terrorist MEK nuk ka as emër e titull të caktuar dhe vazhdimisht përmendet me shkurtesa të ndryshme si PMOI MEK, MKO etj.. Një kërkim i thjeshtë në anglisht tregon se numri i faqeve në internet që ofrojnë informacion për këtë grup nuk është shumë i madh dhe shumica e rezultateve nuk dalin të kenë lidhje me këtë grup. Një përmbledhje e kërkimeve të faqeve dhe llogarive në Twitter rreth grupit terrorist MEK dhe anëtarëve të tij tregon se ky grup ka një numër të vogël ndjekësish dhe shumica e këtyre ndjekësve nuk kanë emra ose fotografi të plota për identifikim.
Madje, prej disa vitesh ky grup terrorist po tenton të prezantohet në media duke zhvilluar ngjarje e tubime me pretekste të ndryshme. “Është e vështirë të gjesh dikë që beson se grupi MEK ka kapacitetin e duhur ose mbështetje brenda Iranit”, – shkruan në një raport të saj gazeta britanike “The Guardian”. Megjithatë, grupi terrorist MEK po përpiqet të fitojë besueshmëri duke mbajtur takime dhe duke tërhequr politikanë të nivelit të mesëm dhe ndonjëherë në politikanë në pension dhe duke duke bërë propagandë, të blejë kredibilitet. Një shembull ishte pjesëmarrja e Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe avokati i ish-presidentit amerikan Donald Trump, në takimin e grupit terrorist MEK në Paris në 1397.
Pastrimi i gjakut me para: Shpenzimi i shumave të mëdha për heqjen e titullit terrorist
Një raport i Shërbimit Hulumtues i Kongresit të Amerikës në vitin 1992, ka shpjeguar gjerësisht të kaluarën e zezë të grupit terrorist MEK në vrasjen e amerikanëve dhe iranianëve. Qasja e armatosur e grupit MEK, veprimet terroriste me shpërthimin e bombave të shumta në Iran, ndihma e këtij grupi terrorist për regjimin e Sadam Husejnit në vrasjen e myslimanëve shiitë në rajonet jugore të Irakut si dhe shumë veprime të tjera terroriste janë bërë shkak që grupi terrorist MEK të njihet në botë si grup terrorist prej vitesh. Megjithatë, pas vitit 2000, anëtarët e grupit terrorist MEK duke shpenzuar shuma të mëdha parash dhe duke lobuar në strukturat shtetërore të Amerikës, kanë bërë përpjekje të heqin titullin e terroristit dhe të blejnë politikanët perëndimorë.
Sipas raportit të gazetës “The Guardian”, botuar në vitin 2018, nga viti 2010 e tutje, grupe të vogla të lidhura me grupin terrorist MEK, paguanin para për fushata politike kundër Iranit, mbushnin qytetet amerikane me propagandën e tyre dhe paguanin politikanët perëndimorë që të flisnin në mbështetje të grupit terrorist MEK dhe lobonin për të hequr grupin MEK nga lista e organizatave terroriste.
“Ekziston një listë e gjatë e politikanëve amerikanë nga të dyja partitë, të cilët janë paguar shtrenjtë për të folur nëpër tubime të ndryshme në favor të grupit MEK,”- shkruan kjo gazetë britanike. Midis këtyre politikanëve janë ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, senatori amerikan John McCain, kongresmeni në pension Knut Gingrich, Edward Randall dhe Howard Dean, ish-krerë të Partisë Demokrate, ish-zyrtarë të CIA-s dhe FBI-së, të cilët në shkëmbim të shumave të mëdha të parave, kanë folur në mbështetje të grupit terrorist MEK. Vlerësohet se John Bolton, i cili mori pjesë në disa tubime të grupit terrorist MEK, mori më shumë se 180.000 dollarë nga grupi MEK. “Sipas formularëve financiar të zbuluara nga mediat, John Bolton mori 40.000 dollarë për të marrë pjesë në një tubim të grupit terrorist MEK në Paris dhe për të folur në favor të këtij grupi.”
Si sigurohet buxheti për takimet e grupit MEK?
Gjithmonë ka pasur shumë spekulime rreth burimeve financiare të grupit terrorist MEK, por ndoshta studimi më gjithëpërfshirës i financimit të grupit terrorist MEK është një dokument i publikuar nga kompania RAND në vitin 2009. Kompania RAND është një institut kërkimor i politikave globale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që synon të ofrojë kërkime dhe analiza për forcat e armatosura.
Dokumenti prej 130 faqesh i publikuar nga instituti ROND thotë: “Edhe pse gjatë një periudhe një pjesë të madhe të buxhetit financiar të grupit terrorist MEK sigurohej nga Sadami Husejni (ish-diktatori i Irakut) dhe Arabia Saudite, grupit terrorist MEK gjithashtu grumbullon para edhe përmes mashtrimeve të ndryshme”.
Në vazhdim të këtij dokumenti thuhet se anëtarët e grupit terrorist MEK paraqesin imazhe të tmerrshme të njerëzve në aeroporte dhe parqe, duke pretenduar se ato fotografi ishin të “viktimave të të drejtave të njeriut” në Iran. Më pas ata vazhdojnë t’u marrin para njerëzve duke nxitur ndjenjën e keqardhjes së njerëzve dhe duke pretenduar se po mblidhnin para për viktimat e të drejtave të njeriut në Iran. Në një rast, FBI arrestoi shtatë anëtarë të grupit terrorist MEK për mbledhjen e më shumë se 1 milion dollarëve për një organizatë bamirëse false në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit. Disa kohë më pas, Komisioni Britanik i Bamirësisë mbylli një tjetër organizatë bamirësie false të grupit terrorist MEK, duke deklaruar se “nuk ka lidhje të besueshme midis dhurimit të 5 milionë pound në vit nga qytetarët britanikë dhe aktiviteteve të saj bamirëse në Iran”. Përveç kësaj, ka spekulime për marrjen e fondeve nga zyrtarët sauditë, të cilat u konfirmuan nga një takim me princin saudit Turki al-Faisal pesë vite më parë.
Ndryshimi i fytyrës: Një qasje e dështuar për një grup terrorist
Terroristët e grupit MEK, i cili fillimisht filloi si një grup marksist, anti-amerikan, antikapitalist dhe anti-imperialist, në dekadat e para të formimit të tij, sulmuan hotele, linja ajrore dhe kompani të naftës në Iran në pronësi të SHBA-ve. Grupi terrorist MEK nuk ka pasur asnjëherë një qasje dhe rrugë të caktuar. Çdo ngjarje politike ka ndryshuar rrjedhën e grupit në përgjithësi. Dalja jashtë skenës e çoi gjithashtu grupin MEK edhe në miqësi me Amerikën. Sipas Seimour Hersh, një gazetar investigativ i revistës “New Yorker”, anëtarët e organizatës terroriste MEK janë trajnuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 2005 deri në vitin 2009, gjatë presidencës së Xhorxh W. Bush. Trajnimi i tyre përfshinte përgjimin e komunikimeve, kriptografinë, përdorimin e armëve dhe taktikat e njësive të vogla. Terroristët e grupit MEK kanë braktisur prej kohësh parullat e tyre ish-marksiste dhe janë prezantuar si mbështetës të “sekularizmit dhe të të drejtave të njeriut” vetëm për të tërhequr vëmendjen e politikanëve perëndimorë, por problemi i mungesës së kredibilitetit të këtij grupi ende nuk është zgjidhur.
Qasja terroriste: Etiketë e pandashme e hipokritëve
“Guerilët e armatosur” të viteve 1940 dhe 1950-ta gradualisht u bënë terroristë profesionistë pas Revolucionit Islamik. Atentatet terroriste verbra të grupit terrorist MEK në fillim të viteve 1960-ta dhe bashkëpunimi i këtij grupi terrorist me regjimin e Sadam Husejnit në luftën e imponuar kundër Iranit, e zhytën grupin terrorist MEK në “falimentim politik” dhe e kthyen atë në një grup të diskredituar, anëtarët e të cilit konsiderohen gjerësisht si tradhtarë në Iran.
Në nivel ndërkombëtar, Organizata Human Rights Watch në një raport të saj ka thënë se ish-anëtarët e grupit terrorist MEK ishin bërë viktimë e rrahjeve, keqtrajtimeve fizike dhe psikologjike, rrëfimeve të detyruara, kërcënimeve me vrasje dhe torturave të ndryshme në kampin e tyre.
Një raport i gazetës britanike “The Guardian” nga Kampi Ashraf i grupit terrorist MEK, tregon se kontrolli autoritar dhe diktatorial, konfiskimi i pronës, kontrolli seksual (përfshirë divorcin e detyruar ose beqarinë), puna e detyruar, privimi i gjumit dhe keqtrajtimet fizike ishin veprime të zakonshme në kampin Ashraf. Megjithatë, sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld dhe ish-zëvendëspresidenti Dick Cheney, besonin se grupi terrorist MEK duhet të përdorët si një “armë” kundër Iranit.
Nga akuzimi i Iranit për terrorizëm deri te bashkëpunimi me një grup terrorist
Pas Rudy Giuliani dhe John Bolton, tani Kiera Oleksandruna Rodik, një deputete e Parlamentit të Ukrainës, është bashkëpunëtorja më e re e grupit terrorist MEK. Ashtu si figura të tjera politike perëndimore, ajo merr pjesë në konferenca të grupit terrorist MEK, paguhet me shuma të ndryshme, mbyll sytë e saj para krimeve të grupit terrorist MEK dhe herë pas here e quan Iranin pjesë të “boshtit të së keqes” dhe “përkrahës të terrorizmit”.
Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm në Iran kanë mbi 12 mijë persona janë vrarë nga veprimet terroriste të grupit MEK, por në peshoren e mediave perëndimore paratë duket se peshojnë më shumë se e vërteta.