Nëse mësimdhënësve s`u dalin pagat sot, SBAShK-u mblidhet në

Nëse mësimdhënësve s`u dalin pagat sot, SBAShK-u mblidhet në mbrëmje

Nëse mësimdhënësve s`u dalin pagat sot, SBAShK-u mblidhet në mbrëmje – Sindikata e Arsimit është në pritje të ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit. Kryetari i Këshillit Grevist të SBASHK-ut, Reshit Kushaj, tha për Radio Kosovën, se nëse ato nuk ekzekutohen as sot, do të mblidhen në mbrëmje për të vendosur për veprimet sindikale. Ndërkohë, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i bën thirrje Qeverisë që urgjentisht të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit.

Sindikata e Arsimit, ka bërë të ditur për Radio Kosovën, se deri në këto momente ende nuk janë ekzekutuar pagat e muajit shtator për mësimdhënësit. Nëse ato nuk ekzekutohen deri në ora 16:00, kryetari i Këshillit Grevist të Sindikatës, Reshit Kushaj, tha se do të mblidhen në mbrëmje me kryetarët e niveleve komunale, për të diskutuar rreth veprimeve të mundshme sindikale.

“Pagat deri tani nuk janë ekzekutuar. Po presim që në këto orë të bëhet kjo punë, pasi sot është afati i fundit, që është data 5 ashtu siç ka ndodhur edhe për pagat e gushtit. Uroj të lëshohen sa më shpejt. Në rast se kjo nuk ndodhë, atëherë ne i kemi takimet çdo mbrëmje në ora 20:00 me kryetarët e niveleve komunale dhe do të diskutojmë se si do të veprojmë më tutje”, deklaroi Kushaj.

Ndërkohë, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria, që urgjentisht të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit. Në reagimin e sotëm, që është dita e fundit e afatit në kontrata të punëtorëve të sektorit publik për ekzekutimin e pagave, Asociacioni i Komunave, thekson se komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse për vijueshmërinë në punë dhe ndalesat eventuale. Kjo qasje e nivelit qendror është në kundërshtim me praktikat e deritanishme të bazuara në ligjet pozitive në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Asociacionit.

Sipas tyre, asnjëherë deri tani nuk ka ndodhur të ketë ndalesa të pagave të punëtorëve të asnjë sektori me të cilin menaxhojnë komunat, pa veprimin ligjor paraprak të vetë punëdhënësit. Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka propozuar, që  të shqyrtoj mundësinë e pagesës në avans për mësimdhënësit, si kompensim për zëvendësimin e orëve me ndryshim të kalendarit shkollor.

25 mijë mësues pa rrogë, grevistët në Kosovë s’do marrin pagën e shtatorit

Hynë në grevë me kerkesën për me shumë para e ligj per paga. Por, duket se mesimdhënësit, pervec që nuk do t’i marrin ato 100 euro shtesë, do mbesin edhe pa pagën e shtatorit. Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Arsimit ka vendosur që t’i ndëshkojë grevistët me mosdhënie te rrogës. “Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompenzohen”, tha zëdhënësi qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ky vendim është i papranueshëm për Naim Bytyqin, mësues i matematikës prej 32 vjetësh në shkollën Ismail Qemali në Prishtinë. “Vendimi i qeverisë është skandaloz”, theksoi ai. Ai thotë se asnjëherë gjatë karrierës së tij nuk ka ndodhur t’i mbahet paga. Në këtë rast, dëmtimet për të janë të shumta në aspektin financiar. “Ne varemi vetëm prej këtij burimi financiar”, u shpreh Bytyqi. Megjithatë, ai thotë se mësimdhenësit nuk do të rrinë duarkryq në rast se deri me datën 5 tetor, nuk ekzekutohen pagat. “Ditën e 6 tetorit të futemi në grevë urie”, sipas tij. Megjithatë, Bytyqi dhe kolegët e tij besojnë se duhet t’u jepen pagat, meqë e drejta e grevës është e rregulluar me kushtetutë dhe ligj. Por, sipas qeverisë, ky ligj saktëson që grevistët të mos paguhen. Arsimtari Bytyqi, thotë se ata kanë dalë në punë, vetëm se i kanë pezulluar detyrat që kanë, për të cilat janë vizituar nga Inspektorati i Punës. Për këtë arsye, besojnë se kanë të drejtë në pritjen që rroga të procesohet sa më shpejt në llogaritë e tyre. Në Kosovë numërohen afro 25 mijë mësimdhënës që do të preken nga kjo masë.

Burimi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.