Në Vjenë të Austrisë fillon takimi vjetorë i Asamblesë së Përgjithshme të ANEA-së - Balkan Times

Në Vjenë të Austrisë fillon takimi vjetorë i Asamblesë së Përgjithshme të ANEA-së

Takimin vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka filluar sot në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrjen e autoriteteve të vendeve anëtare në mes të tyre edhe zv/presidenti iranian dhe shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit.

Në Vjenë të Austrisë fillon takimi vjetorë i Asamblesë së Përgjithshme të ANEA-së – Takimin vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka filluar sot në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrjen e autoriteteve të vendeve anëtare në mes të tyre edhe zv/presidenti iranian dhe shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë takim i cili do të vazhdojë deri ditën e premte, marrin pjesë ambasadorët dhe autoritetet e larta të 174 vendeve anëtare të ANEA me prani fizike dhe me anë të lidhjeve të drejtpërdrejta.

Roli i ANEA në përballje me pandeminë e virusit Korona është tema kryesore e këtij takimi.

Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA-së, javën e kaluar në mbledhjen e Këshillit të Guvernatorëve, deklaroi: “ANEA duke shfrytëzuar teknologjitë atomike, ndihmon 129 vende të botës për t’u përballur me përhapjen e pandemisë së virusit Korona”.

Gjatë punimeve të këtij takimi, Muhamed Islami, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, i cili ka shkuar në Vjenë për të marrë pjesë në këtë takim, është takuar me drejtorin e përgjithshëm të ANEA-së.

Javën e kaluar, në takimin e shefit të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit me drejtorin e përgjithshëm të ANEA, është lëshuar një deklaratë e përbashkët në të cilën është theksuar morali i bashkëpunimit, mirëbesimi reciprok, rëndësia e vazhdimit të tij dhe nevoja për shqyrtimin e çështjeve me interes të përbashkët.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.