Muhamed Abdusalam: Rezultat i krimeve të agresorëve saudit, përballje me pasoja të ashpra - Balkan Times

Muhamed Abdusalam: Rezultat i krimeve të agresorëve saudit, përballje me pasoja të ashpra

Zëdhënësi i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit duke kritikuar heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj krimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër popullit të Jemenit, deklaroi: "Vazhdimi i këtyre krimeve nuk do të ketë rezultat tjetër, përveçse përballje me pasoja të ashpra për shtetet agresore".

Muhamed Abdusalam: Rezultat i krimeve të agresorëve saudit, përballje me pasoja të ashpra – Zëdhënësi i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit duke kritikuar heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj krimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër popullit të Jemenit, deklaroi: “Vazhdimi i këtyre krimeve nuk do të ketë rezultat tjetër, përveçse përballje me pasoja të ashpra për shtetet agresore”.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit, ka dënuar krimet e të premtes të kryera nga koalicionit agresor i Arabisë Saudite në provincën Al-Mahvijet dhe ka thënë: “Koalicioni agresor i Arabisë Saudite nën hijen e mbështetjes së Bashkësisë Ndërkombëtare dhe heshtjes së OKB, po vazhdon sulmet e veta kundër popullit dhe vendbanimeve civile në Jemen. Me vullnetin e Zotit të madhëruar, vazhdimi i këtyre krimeve nuk do të ketë kurrfarë rezultati për koalicionin agresor saudit-amerikan, përveçse përballje me pasojat më të ashpra të mundshme”.

Burimet jemenase të premten në mbrëmje kanë njoftuar se si pasojë e bombardimeve të avionëve luftarakë saudit në provincën Al-Mahvijet, janë vrarë ose plagosur dhjetë civilë jemenas në mesin e tyre edhe dy gra dhe një fëmijë.

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit sot ka njoftuar për sulme raketore kundër objektivave jetike të Arabisë Saudite në Xhizan. Jahja Sari’e sot ka deklaruar se disa objektiva jetike të Arabisë Saudite në provincën Xhizan në jug të këtij vendi, janë goditur me tre raketa balistike nga ana e forcave të Jemenit. Sulmi raketor kundër objektivave në Xhizan është bërë në kundërpërgjigje ndaj krimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe bllokadës së vendosur ndaj popullit jemenas.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.