Ministrja Gërvalla në Strasburg, lobon për anëtarësim të Kosovës

Ministrja Gërvalla në Strasburg, lobon për anëtarësim të Kosovës në KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadorin e Irlandës në Këshillin e Evropës, Breifne O’Reilly.

Ministrja Gërvalla në Strasburg, lobon për anëtarësim të Kosovës në KiE – Njoftimin për këtë takim e publikoi Zyra e Ambasadorit të Irlandës në KiE, në llogarinë zyrtare në Twitter.

“Këtë mëngjes Ambasadori O’Reilly është takuar me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz për të diskutuar angazhimet e saj me Këshillin e Europës”.

Në këtë njoftim shkruan se në këtë takim, u fol mbi angazhimet e Kosovës drejt synimit të saj për anëtarësim në Këshill të Europës, raporton RTKlive.

Ndërkohë, mediat serbe raportojnë se është e pasigurt nëse çështja e Kosovës do të jetë në agjendën e Këshillit të Evropës.

Misioni serb në Strasburg i ka thënë RTS-it se Beogradi ka arritur ta parandalojë kërkesën zyrtare për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës me përpjekje intensive diplomatike.

Megjithatë, procedurat janë të tilla që nuk do të dihet deri në momentin e fundit.

Për anëtarësim në KiE, Kosova ka dorëzuar aplikacionin e saj në maj të këtij viti.

Burimi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.