Media britanike: Vrasja e gjeneral Sulejmani ka dhënë rezultat të kundërt - Balkan Times

Media britanike: Vrasja e gjeneral Sulejmani ka dhënë rezultat të kundërt

Një media britanike në një raport të saj, ka thënë se vrasja e komandantit të forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit ka dhënë rezultat të kundërt.

 Media britanike: Vrasja e gjeneral Sulejmani ka dhënë rezultat të kundërt – Një media britanike në një raport të saj, ka thënë se vrasja e komandantit të forcës “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit ka dhënë rezultat të kundërt.

Faqja informative “Middle East Eye” në dyvjetorin e martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcës “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit, ka shkruar se vrasja e gjeneral Sulejmani ka dhënë rezultate të kundërta për Amerikën dhe Izraelin.

“Middle East Eye” e ka përshkruar gjeneral Sulejmani si hero përball hegjemonisë së Amerikës në rajon dhe e ka kujtuar atë si faktorin kryesor për forcimin e frontit të rezistencës në Irak, Siri, Liban, Afganistan, Jemen dhe Gaza dhe ka shkruar se pas vdekjes së tij, me miliona njerëz në Teheran dorën në rrugë. Kjo faqe informative-analitike ka shkruar se ish-presidenti amerikan Donald Trump pas vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani, kishte pretenduar se ai ishte duke programuar sulm kundër forcave amerikane në rajon, ndërkohë që ky pretendim i Trump është përballur me shumë dyshime dhe në realitet ai nuk ka mundur të bëhet kurrë argument për arsyetimin e këtij sulmi. Ndërsa Beniamin Netanjahu, ish-kryeministri i regjimit sionist, në atë kohë mendonte se me inkurajimin e Trump për largimin nga marrëveshja bërthamore dhe për eliminimin e gjeneral Sulejmani, ka treguar zgjuarsi, mirëpo çështja e cila po bëhet e qartë tanimë është kjo që asnjë prej këtyre veprimeve nuk ka qenë në kuadër të interesave të brendshme të Izraelit dhe Amerikës.

Ditën e hënë më 3 janar 2022, u shënuar dyvjetori i martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcave “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit.

Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Sulejmani i cili më 3 janar të vitit 2020, me ftes zyrtare të autoriteteve të Irakut, kishte shkuar për vizitë në Bagdad, së bashku me Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandantin e forcave të mobilizimit vullnetar popullor “Hashd Sha’bi” të Irakut dhe tetë shoqëruesve të tyre, u martirizuan nga një sulm ajror i forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.