Me ndihmën e Iranit riaktivizohet reparti i kirurgjisë pas shumë viteve në spitalin e Jemenit - Balkan Times

Me ndihmën e Iranit riaktivizohet reparti i kirurgjisë pas shumë viteve në spitalin e Jemenit

Reparti i urgjencës dhe kirurgjisë për femra dhe lindje në spitalin “Republika” në Sana të Jemenit është rinkonstruktuar dhe riaktivizuar pas 25 vite me ndihmën e Republikës Islamike të Iranit.

Me ndihmën e Iranit riaktivizohet reparti i kirurgjisë pas shumë viteve në spitalin e Jemenit – Reparti i urgjencës dhe kirurgjisë për femra dhe lindje në spitalin “Republika” në Sana të Jemenit është rinkonstruktuar dhe riaktivizuar pas 25 vite me ndihmën e Republikës Islamike të Iranit.

Faqja informative San’a 24 njoftoi se Hasan Irlu, ambasadori i Iranit në Jemen, sot (të martën) në ceremoninë e përurimit repartit të kirurgjisë për femra dhe lindje në spitalin “Republika” të Jemenit, deklaroi: “Rikonstruktimi i spitalit “Republika” në Sanaa është bërë me kërkesë të Dr. Taha Al-Mutavakil, ministrit të shëndetësisë në qeverinë për shpëtimin kombëtar të Jemenit dhe në kudër të bashkëpunimeve mes të dy vendeve të cilat do të vazhdojnë në të gjitha vendet”.

Ali Hexhaf, zv/ministri i shëndetësisë së Jemenit, gjithashtu duke vlerësuar ndihmën e Republikës Islamike të Iranit, tha: “Ky spital është përgatitur për t’i ofruar shërbime qytetarëve të Jemenit në kohën kur Jemeni ndodhet në bllokadën e hekurt dhe pacientët jemenas po vuajnë nga mungesa e pajisjeve dhe kushteve të përshtatshme shëndetësore”.

Ndërkohë Motahar Murshid, drejtori i spitalit “Republika” që është edhe klinik universitare, me këtë rast deklaro: “Në rrethanat kur Jemeni gjatë shtatë viteve të kaluara është përballur me agresion ushtarak dhe bllokadë të hekurt ekonomike, kjo qendër shëndetësore është përgatitur dhe pajisur me pajisje moderne dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ky është një sukses i madh”. riaktivizohet

Sipas raportit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, në Jemen për çdo ditë mesatarisht humbin jetën 20 persona nga plagët ose sëmundjet të cilat mund të shërohen, por për shkak të mungesës së pajisjeve dhe medikamenteve, ata nuk mund t’i mbijetojnë sëmundjeve.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.