Me mijëra refugjatë ukrainas prapa kufijve të SHBA-ve - Balkan Times

Me mijëra refugjatë ukrainas prapa kufijve të SHBA-ve

Me mijëra refugjatë ukrainas presin prapa kufirit SHBA-Meksikë, të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me mijëra refugjatë ukrainas prapa kufijve të SHBA-ve – Me mijëra refugjatë ukrainas presin prapa kufirit SHBA-Meksikë, të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rusia nisi një operacion ushtarak kundër Ukrainë më 24 shkurt pas veprimeve provokuese të NATO-s në kufirin e saj ndërkohë që shtetet perëndimore, veçanërisht Amerika, jo vetëm që nuk arritën të ulin tensionet dhe t’i japin fund konfliktit në Ukrainë, por gjithashtu dërguan dhe po dërgojnë pajisje luftarake, armë dhe po shtojnë presionin ndaj Rusinë dhe në këtë mënyrë vetëm po shtojnë pasigurinë.

Me mijëra ukrainas janë zhvendosur brenda dhe jashtë vendit, për shkak të këtij konflikti.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se me mijëra ukrainas të zhvendosur nga vendi i tyre, aktualisht po presin përgjatë kufirit SHBA-Meksikë për të hyjë në SHBA-së, ndërkohë qeveria Jo Biden në mars ka lejuar vetëm 12 ukrainas të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është në kohën kur më shumë se katër milionë ukrainas janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre për shkak të sulmeve ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës që kanë filluar më 24 shkurt, dhe kanë kërkuar strehim në vendet evropiane, veçanërisht në Poloni.
Në fund të marsit, presidenti amerikan Joe Biden, nën presionin e opinionit publik, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pranojnë 100,000 refugjatë ukrainas.

Megjithatë, vetëm një numër shumë i vogël i refugjatëve ukrainas janë lejuar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duhet theksuar se përkundër faktit se qeveria britanike është zotuar vazhdimisht të ndihmojë popullin ukrainas, ajo ka pranuar më pak refugjatë ukrainas në krahasim me vendet e tjera evropiane.

Kjo është arsyeja pse Londra është përballur me kritika nga të gjera nga organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat për të drejtat e emigrantëve dhe refugjatëve.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.