Mbyllet aeroporti ndërkombëtar i Sanaas pas sulmeve të koalicionit saudit - Balkan Times

Mbyllet aeroporti ndërkombëtar i Sanaas pas sulmeve të koalicionit saudit

Shefi i Organizatës së Transportit Ajror të Jemenit ka njoftuar për mbylljen e aeroportit ndërkombëtar në Sanaa për shkak të sulmeve të avionëve luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Mbyllet aeroporti ndërkombëtar i Sanaas pas sulmeve të koalicionit saudit – Shefi i Organizatës së Transportit Ajror të Jemenit ka njoftuar për mbylljen e aeroportit ndërkombëtar në Sanaa për shkak të sulmeve të avionëve luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve e Jemenit njoftoi se Raid Xhebel, shefi i Organizatës së Transportit Ajror të Jemenit, sot (të martën), ka thënë: “Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite disa herë kanë sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë aeroportin ndërkombëtar të Sanaas. Pas sulmeve të avionëve luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite, aeroporti ndërkombëtar në Sanaa ka dal nga funksioni dhe janë ndërprerë të gjitha fluturimet. Aeroporti ndërkombëtar i Sanaa në bazë të standardeve ndërkombëtare të zakonshme në aeroportet e botës, ka ofruar shërbime për transportin ajror dhe për avionët e OKB dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare. Koalicioni agresor i Arabisë Saudite duke goditur aeroportin në Sanaa, synon të krijojë pengesa për dërgimin e ndihmave ndërkombëtare për popullin e Jemenit dhe të sabotojë fluturimet e OKB dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare”.

Burimi
(Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të BalkanTimes.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.